Ç'qëndrim duhet mbajtur ndaj terrorizmit islamik
6 Qershor 2017Sulmi terrorist në Londër menjëherë pak ditë pas atij të Mançesterit ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes problemin e qëndrimit ndaj terrorizmit islamik në Evropë. Kryeministrja britanike Theresa May u shpreh për një kurs të ashpër kundër ekstremizmit islamik, pas një kohe kur ndaj këtij ekstremizimi sipas saj qe treguar tolerancë e tepruar.
"Jo çdo gjë mund të vazhdojë si deri tani" - tha kryeministrja britanike dhe në këtë kontekst edhe në Gjermani pas ngushëllimeve dhe shprehjes së keqardhjes, apo veprimeve simbolike, si ndriçimi i Portës së Brandenburgut me ngjyrat e flamurit britanik, filluan sërish diskutimet per masa më të rrepta mbikëqyrjeje për mjedisin islamik.
Edhe 12-vjeçarët nën vëzhgim?
Koalicioni i madh që qeveris gjermaninë e ka vendosur tashmë uljen e moshës së personave që mund të hetohen dhe mbikëqyren – nga 18 ne 14 vjeç, por landi i Bavarisë ka vendosur që në raste dyshimesh të hetojë dhe mbikqyrë edhe 12-vjeçarë p.sh. në rast se ka dyshime konkrete se ata janë të përfshirë në mjedise islamike.
Por kryetarja e Këshillit gjerman të Federatës, kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz Malu Dreyer, e kritikoi porpozimin e bërë nga ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann për ta ulur edhe më tej moshën e personave që mund të mbikëqyren. Sipas saj vërtet që është një realitet i hidhur që fëmijët radikalizohen me qëllim, po se "më e rëndësishme është që të investohet në masa parandaluese.
Sipas të dhënave të organeve gjermane të Mbrojtes Kushtetuese IS-i po përpiqet me forcë që të rekrutojë sidomos gra dhe fëmijë. Dhe për këtë një rol të rëndësishëm luajnë sidomos rrjetet sociale dhe grupet në WhatsApp.