1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Heavy Metal në Egjipt

Noel King/ Amarildo Topi16 Nëntor 2012

Rrokerët e heavy metal në Egjipt janë të pakët, si pasojë e akuzave për satanizëm që i’u bënë muzikantëve në vitet 90’. Tashmë në një realitet të ri metalarët janë duke rifituar fansat e tyre.

https://p.dw.com/p/16kQY
Grupi egjiptian i muzikës Heavy Metal Origin,Fotografi: DW

Studioja e Amr Hefny ndodhet në bodrumin e një ndërtese në periferi të Kajors. Hefny thotë se është i sigurtë që studioja nuk do ta bëjë një njeri të pasur, por thjesht do të mundohet të nxjerrë në pah edhe një herë atë që ishte ndaluar për vite të tëra në historinë e muzikës së Egjiptit.

Në moshën 20 vejçare Hefny luante me një grup heavy metal të quajtur "Severed". Ai nuk i konsideron të “errëta” vargjet e këngëve të asaj periudhe, por ky argument nuk bindi frocat e sigurisë egjiptiane të cilat në Janar të vitit 1997 hynë me forcë në shtëpinë e nënës së tij. "Ata ishin si skuadrat SWAT në SHBA. Ata pothuajse shkatërruan gjithë aparamentin,” thotë Hefny, i cili më pas përfundoi në pranga. Së bashku me 20 metalarë të tjerë dhe dhjetra fansa të kësaj muzike u dërguan në burgun famëkeq të Toras në Kajro. Autoritetet i akuzuan ata për marrje pjesë në orgji dhe zhvarrosje të të vdekurve. Shtypi i kontrolluar egjiptian shkoi akoma më larg duke thënë se të rinjtë pinin gjakun e maceve.

Pas një muaji burg, Amr u la i lirë. Autoritetet nuk gjetën asnjë provë për të vërtetuar këto akuza, përveçse disa kasetave e posterave të "Guns N' Roses"  dhe  "Metallica" të gjetura në dhomën e gjumit.

Ägypten Heavy Metal Musik
Mustafa Rashad, këngëtar Heavy MetalFotografi: DW

Rikthimi i frikës

Gjatë kohës që u bënë këto arrestime muzikantët e kësaj rryme muzikore u fshehën dhe nuk po krijonin më për shkak të frikës së arrestimit, prandaj edhe sot ajo periudhë ka lënë pasojat e saj. Gjithësesi kujtimet e vitit 1997 nuk prekin të rinjtë që në atë kohë kanë qenë fëmijë.

"Në punën time kur mësojnë se unë jam pjesë e një grupi metal ata thonë: ‘Oh po ti je shume e mire!?' dhe përgjigja ime është ‘Duhet të jem patjetër një person i keq dhe në depresion që të pëlqej metalin?”, tregon mësuesja Rasha Magdy Sayed, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Wael Osama, këndon në një grup të quajtur "Enraged".

Por kur akuzat pëe Satanizëm filluan të përmenden sërish pas një koncerti heavy metal në shtator në sallën El Sawy në Kajro, muzikantët u trembën sërish. "U shqetësova shumë në fillim sepse nuk e dija apo jo nëse do të merrnin masa ligjore kundrejt nesh,” thotë Sherif Tarek Saad, grupi i të cilit quhet "Origin."

Akuzat u ngritën nga disa avokatë të partisë Liri dhë Drejtësi. Ata pretendonin se gjatë koncertit ishin kryer rituale Sataniste, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga qendra kulturore El Sawy dhe artistët mund të merrnin frymë lirisht. 

Ägypten Heavy Metal Musik
Rasha Magdy Sayed këngëtare Heavy MetalFotografi: DW

Djem dhe vajza të kulturuar

Amr Hefny ka një teori se pse gjërat janë ndryshe tani. Gjatë burgimit të tij 15 vite më parë ai u fut në qeli të përbashkëta me të rinj muslimanë ekstremistë, të cilët kishin kryer akte terroristë në vitet 90' në Egjipt. Në fillim të dy grupet u përpalsën, por më pas u bënë miq.

Ndoshta Vllazëria Muslimane, që gjatë kohës së Hosni Mubarakut qendroi në ilegalitet, ka pak simpati edhe për metalarët e rinj, që pavarësisht se vishen me të zeza dhe mbajnë flokë të gjata, ata janë vajza dhe djem të kulturuar.

Kitarisiti i grupit “Origin” Mohamed Akram, thotë se pothuajse pas çdo koncerti ka akuza për Satanizëm, por tani ata janë më të sigurtë sepse kanë një aleat shumë të fuqishëm në Egjipt.