Reklamë
Mjekët kërkojnë në Belgjikë që energjia atomike të përdoret më shumë në fushën kërkimore. Sepse reaktorët e fushës kërkimore mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të sëmurë me kancer. Reaktorët prodhojnë radionuklide, substanca që mjekët mund t’i përdorin për të dalluar metastazat dhe për t’i izoluar ato. Në gjithë botën ka vetëm gjashtë reaktorë të tillë, shumë pak për kërkesat e mëdha, thonë mjekët. Kjo gjë rrezikon në fund të fundit jetën e njerëzve.