1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan e shpall ambasadorin gjerman "non grata"

23 Tetor 2021

Turqia ka shpallur ambasadorët e Gjermanisë, SHBA dhe disa vendeve të tjera si persona të padëshiruar. Presidenti Erdogan u shpreh, se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme për këtë hap. Shkak është rasti Kavala.

https://p.dw.com/p/4266R
Türkei Präsident Recep Tayyip Erdogan
Fotografi: Aytac Unal/AA/picture alliance

Në grindjen për aktivistin turk për të drejtat e njeriut dhe mbështetësin e kulturës, Osman Kavala, kreu i shtetit turk, Erdogan ka shpallur ambasadorin gjerman, atë të SHBA dhe tetë ambasadorë nga vende të tjera si persona non grata. Erdogan tha në Eskisehir, se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtëm për këtë hap "që sa më shpejt të jetë e mundur" ata të shpallen persona të padëshiruar. Sipas rregullave të diplomacisë pas këtij hapi vjen dëbimi.

Në fillim të javës ambasadorët kishin lëshuar një apel të përbashkët për lirimin e mbështetësit turk të kulturës, që ndodhet prej katër vjetësh në burg pa dënim, Osman Kavala. Ata i ishin referuar vedhe endimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Si pasojë Turqia i kishte thirrur ambasadorët dhe kishte kërcënuar me dëbimin e tyre. Ankaraja e quajti këtë apel si "të papranueshëm". Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2019 kishte kërkuar lirimin e Kavala, por Turqia e injoron këtë vendim, megjithëse është anëtare e Këshillit të Europës.

Türkei Osman Kavala, prominenter Angeklagter in Istanbul
Osman KavalaFotografi: ANKA

Aktivisti për të drejtat e njeriut u arrestua fillimisht me akuzën për financimin dhe organizimin e protestave kritike ndaj qeverisë për parkun Gezi në vitin 2013 në Stamboll. Në shkurt të këtij viti një gjykatë e liroi atë nga kjo akuzë. Kavala u lirua pas dy vitesh e gjysmë nga burgu, por pak orë pas lirimit u arrestua sërish, këtë herë i akuzuar për përpjekje për puçin ushtarak kundër Erdoganit në vitin 2016.

                                

la/kle/qu (afp, dpa)