Takimi Scholz - Erdogan në Berlin
18 Nëntor 2023Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës së parë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani që pas gati katër vjetësh theksoi të drejtën e vetëkuptueshme të Izraelit për t'u mbrojtur. Gjatë në daljeje të përbashkët me Erdoganin në Berlin ai tha, se Izraeli ka "të drejtën e ankoruar në të drejtën ndërkombëtare për t'u vetëmbrojtur". Njëkohësisht Gjermania është ndër mbështetësit më të mëdhenj me ndihma humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës. Duke iu adresuar Erdoganit , Scholz tha, se "nuk është sekret", që "ne lidhur me konfliktin aktual kemi pjesërisht pikëpamje të ndryshme".
Erdogani dhe Scholz shprehën "shqetësimin për një shtrirje të konfliktit në Lindjen e Mesme", Scholz tha në konferencën e shtypit, që u mbajt para një darke të të dy politikanëve: "Çdo jetë është njësoj shumë e çmuar". Edhe "vuajtja e popullsisë civile palestineze e preokupon qeverinë gjermane. Ndaj është e rëndësishme, që "të mund të parandalohet një përshkallëzim i mëtejshëm në rajon".
Erdogan kërkon armëpushim humanitar
Erdogani nga ana e tij në zyrën e kancelarit dënoi veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës."Bëhet fjalë për 13.000 fëmijë, ga e të moshuar, që janë vrarë", tha ai. Ndërkohë thuajse nuk ekziston më Rripi i Gazës. "Gjithçka është rrafshuar", theksoi Erdogan. Ndonëse tani "secili" tani flet për Hamasin, por fuqia ushtarake e organizatës radikal islamike palestineze nuk krahasohet me atë të Izraelit. Krahas Izraelit edhe SHBA, BE, Gjermania dhe shtete të tjera e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste. Presidenti turk kërkoi gjithashtu një armëpushim humanitar në luftën Hamas-Izrael. Nëse Gjermania dhe Turqia së bashku mund të arrijnë një armëpushim të tillë, ekziston shansi që rajoni të shpëtohet nga kjo "unazë zjarri". Për një zgjidhje të konfliktit në Lindjen e Mesme duket të jetë e nevojshme "një zgjidhje me dy shtete e kufijve të vitit 1967".
Scholz renditi disa tema, që donte të bisedonte me Erdoganin gjatë darkës në zyrën e kancelarit. Ndër temat janë anatrësimi i Suedisë në NATO, për të cilën Turqia do që të konsultohet ende. "Ne shpresojmë për një vendim të shpejtë pozitiv", th Scholz. Gjermania dhe Turqia kanë qëllim të kufizojnë migraionin ilegal. Scholz përmendi marrëbeshjen për refugjatët të BE-së me Turqinë nga viti 2016 duke e quajtur atë "një marrëveshje të mirë". Ai angazhohet në BE, që kjo të vazhdojë. Do të shtrohet edhe çështja e kthimit të refugjatëve që u refuzohet kërkesa për azil.
Turqia do të blejë avionë Eurofighter
Sipas vëzhguesve në bisedë mes Scholz dhe Erdogan duhet të jetë diskutuar edhe dëshira e Turqisë për armatim. Turqia do të rrisë arsenalin e saj të mbrojtjes me 40 avionë Eurofighter dhe shpreson për miratimin nga Gjermania. Qeveria gjermane është në dijeni për këtë, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Hebestreit të premten (17.11.2023) duke iu referuar procedurës së blerjeve të armatimeve. Ministri turk i Mbrojtjes Jashar Gyler të enjten (16.11.2023) tha, se Britania e Madhe dhe Spanja e kann ëmiratuar këtë nismë. Gjermania është pjesëmarrëse në prodhimin e Eurofighter. Ndaj kërkohet edhe miratimi i gjerverisë gjermane për një marrëveshje të tillë eksporti.
kle/gri/pg (dpa, afp, rtt)