1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogani bllokon shërbimin Twitter

PP (dpa, Reuters)21 Mars 2014

Që nga orët e hershme të mëngjesit në Turqi është bllokuar shërbimi i mesazheve Twitter .

https://p.dw.com/p/1BTvs
Fotografi: Reuters

Në vend të Twitter një njoftim për ligjor për bllokimin e këtij shërbimi. Për miliona përdorues të internetit në Turqi shërbimi i mesazheve Twitter është nga orët e hershme të mëngjesit i paarritshëm. Erdogani e vuri në jetë pra kërcënimin e tij.

"Ne do t'i shtypim mediet sociale," - tha Erdogan disa orë para bllokimit të shërbimit Twitter. "Bashkësia ndërkombëtare le të thotë ç'të dojë, kjo nuk më intereson."

Erdogani do t'i kontrollojë me çdo kusht rrjetet sociale dhe në muajin shkurt miratoi një ligj për internetin që mundëson bllokimin e faqeve të internetit pa vendim gjyqësor. Moszbatimi i tij në praktikë u pengua nga presidenti Gül.

Kritika ndaj vendimit

Edhe tani Gül reagoi përmes Twitterit duke thënë se është e papranueshme që të bllokohen rrjetet sociale dhe se shpreson që bllokimi do të prapësohet së shpejti.

Për kundërshtarët e qeverisë Twitter-i është një mjet i rëndësishëm komunikimi dhe opozita do të ankohet në pranë organeve të drejtësisë për bllokimin e këtij shërbimi.