Euleksi në Kosovë dhe të drejtat e njeriut në Serbi
15 Dhjetor 2008Reklamë
Kryetari i bashkisë së Mitrovicës Bajram Rexhepi, beson se Euleksi do të ndihmojë në heqjen e strukturave paralele në veri të Kosovës. Institucionet e Serbisë pohojnë se në këtë vend respektohen të drejtat e njeriut, ndërsa organizatat joqeveritare bëjnë kritika të shumta.
60 vjetori i të drejtave të njeriut në Serbi u shënua me një serë manifestimesh. Ministri për të drejtat e njeriut dhe minoritetet, Svetozar Ciplic ,tha se pa respektimin e të drejtave të njeriut nuk mund të bëhet fjalë për demokraci.