1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EULEX-i dhe ligjet e Kosovës / Jeta e studentëve serbë në veri të Mitrovicës

13 Mars 2009

Intervistë me ministren kosovare të drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe një reportazh nga Mitrovica mbi jetën e studentëve serbë në veri të Kosovës

https://p.dw.com/p/HBVF

1. Në Kosovë, ministrja e drejtësisë Nekibe Kelmendi, thotë se EULEX duhet të perdorë ligjet e Kosovës sepse, Kosova tashmë ka të miratuara, Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Mirëpo, misioni EULEX në disa raste në veri të Kosovës ka shfrytëzuar edhe rregulloret e përkohshme të UNMIK-ut, sepse puna e tyre në Gjykata është kundërshtuar nga serbët e Kosovës. Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, thotë se vulat e Republikës së Kosovës duhet të perdoren edhe në veri të vendit i banuar më shumicë serbe, sepse në të kundërtën EULEX, do të cilësohet si një sistem paralel. Intervistën me ministren e drejtësisë Nekibe Kelmendi, e zhvilloi korrespondenti ynë në Prishtinë, Bekim Shehu.

2. Ai që regjistrohet në njërin prej 10 fakulteteve të universitetit të Mitrovicës, duhet të ketë nerva të forta. Qyteti është i ndarë në dy pjesë nga ana etnike: në veri jetojnë pothuajse vetëm serbë dhe në jug shqiptarë të Kosovës. Prandaj Mitrovica mund të quhet vend i nxehtë në Kosovë, sepse gjithnjë e më shumë ka shqetësime midis të dy grupeve të popullsisë. Bojan Vasiqi, serb, është njeri nga 10 mijë studentë të këtij universiteti. Andrea Mühlberger e ka takuar atë.