1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

kosovo Zeugenschutz

25 Prill 2011

Zyrtarë të EULEX-it kanë besim në progamin e tyre për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe në kuadër të këtij programi kanë një njësi të posaçme. Edhe policia e Kosovës shumë shpejt do ta ketë njësinë e saj me rreth 100 pjestarë

https://p.dw.com/p/113V6
Eulex Logo (European Union Rule of Law Mission Kosovo)
Eulex Logo

Qeveria e Kosovës hartoi ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, mirëpo, që ky ligj të hyjë në fuqi, nevoiten edhe disa muaj kohë derisa parlamenti ta miratojë atë. Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, qysh në filim të vendosjes në Kosovë ka një njësit për mbrojtjen e dëshmitarëve, por shumë organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut, thonë se në Kosovë dëshmitarët kërcënohen, sidomos kur bëhet fjalë për raste të profilit të lartë. Zëdhënësi i misionit EULEX, Blerim Krasniqi, thotë për DW, se ky mision megjithë kritikat ka besim në programin e vet për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Blerim Krasniqi EULEX Sprecher Einstellungsdatum: 21.7.2010
Blerim Krasniqi zedhënësi i EULEXFotografi: EULEX

EULEX beson në aftësitë profesionale për të mbrojtur dëshmitarët

“Ne kemi besim të plotë në programin tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve. EULEX-i ka një njësit shumë profesional për mbrojtjen e dëshmitarëve e që bashkëpunon me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Përvoja e deritanishme ka treguar që EULEX-i është në gjendje të merret me rastet delikate të nivelit të lartë ku përfshihen dëshmitarët e mbrojtur”, thotë Blerim Krasniqi. Krasniqi theksoin se varësisht prej nevojës dhe shkallës së kompleksitetit të rasteve, ky njësit edhe mund të zgjerohet.

Edhe policia e Kosovës në kuadër të drejtorisë së përgjithshme, tashmë ka filluar punën për krijimin e njësisë së vet policore për mbrojtjen e dëshmitarëve. Kështu thotë për programin tonë, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Këta zyrtarë policorë që tashmë janë në fazën fillestare të krijimit të këtij njësiti kanë kryer edhe disa trajnime jashtë vendit. Ne si polici e Kosovës i kushtojmë rëndësi të veçantë këtij njësiti dhe pikërisht për këtë arsye njësiti është i caktuar dhe i strukturuar në stafin e drejtorit të përgjithshëm, për shkak të rëndësisë së këtij njësiti”, thotë Baki Kelani. Njësia policore për mbrojtjen e dëshmitarëve, mendohet të ketë 80 deri 100 pjesëtarë.

Feride Rushiti ist Teilnehmerin des Seminars gegen Menschenhandel in Südosteuropa, abgehalten in Februar 2011 in Ohrid, Mazedonien.
Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të TorturësFotografi: Milco Jovanoski

Ndërkombëtarët të shqetësuar për kërcënimet ndaj dëshmitarëve

Rastet e kërcënimit të dëshmitarëve në Kosovë u përmenden në raportin e fundit të organizatës Human Right Watch, ku thuhej se rastet më të shpeshta të kërcënimit të dëshmitarëve janë ato kur në proces janë të përfshirë, siç thuhet, figura të profilit të lartë. Shqetësime për,siç thuhet, joefikasitetin e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë, u paraqitën në raportin e raportuesit në Këshillin e Evropës Dik Marti, i cili tha se dëshmitarët në Kosovë nuk janë të sigurtë që të japin dëshmitë e tyre dhe për këtë ai bëri fajtorë organet kosovare të drejtësisë, përfshirë këtu edhe misionin evropian, EULEX. Sipas përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, legjislatura ekzistuese nuk ka siguruar një bazë të mjaftueshme për sigurinë e dëshmitarëve, veçanërisht për rastet e rënda që procedohen nëpër gjykata. Dëshmitarët sipas tyre mund ta dëshmojnë të vërtetën në raste të rënda, mirëpo në mungesë të një mbrojtje adekuate ata edhe mund të kenë pasoja.

Mbrojtja e dëshmitarëve vlerësohet si shumë e nevojshme


U: Eulex Polizist in Kosovo B: Ein Polizist von den EU mission EULEX in Kosovo D: August 2010
Polic i Eulex-it në KosovëFotografi: DW

Ndërkohë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuave të Torturës, i vlerëson programet për mbrojtjen e dëshmitarëve si shumë të nevojshme. Ato duhet të përfshijnë, strehimin, mirëqenien fizike, shëndetësore e mentale, ndërrimin e identitetit e deri te largimi nga shteti nëse është e nevojshme, në rast se paraqitet ndonjë rrezikshmëri e lartë. SipasFerdide Rushitit, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, kur dëshmitarët kërcënohen, ata i ndryshojnë dëshmitë dhe për pasojë zbehin edhe natyrën e krimit. Ajo thotë se ligji për mbojtjen e dëshmitarëve ka shumë rëndësi lidhur me faktin se si i motivon dëshmitaret për të bashkëpunuar me institucionet gjyqësore, pasi krimet e rënda sidomos ato për krim të organizuar, trafikim të qenieve njërëzore apo korrupsion, nuk mund të luftohen nëse nuk ka një mbrojtje adekuate të dëshmitarëve.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi