Euro 2024: Për ku duhet t'i presin biletat shqiptarët?
1 Dhjetor 2023Gjermania do të jetë vendi mikpritës i Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024. Kjo është hera e dytë që nga viti 1988. Kampionati fillon më 14 qershor, me ndeshjen hapëse në Mynih, dhe mbyllet më 14 korrik 2024 me finalen në Berlin
Cila skuadër do të ndeshet me Gjermaninë në ditën e hapjes në Mynih?
Kjo u hodh në short më 2 dhjetor 2022 në Hamburg: Përballë kombëtares gjermane do të jetë skuadra e Skocisë. Të dy ekipet i përkasin Grupit A. Dy ekipet e tjera të këtij grupi janë Hungaria dhe Zvicra.
Ku luan Shqipëria?
Ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë zhvillohen si më poshtë:
15 qershor 2024, 21:00 : Itali-Shqipëri në Dortmund
19 qershor 2024, 15:00: Kroaci-Shqipëri në Hamburg
24 qershor 2024, 21:00 Shqiperi -Spanje në Dyseldorf.
Cilat janë grupet e raundit paraprak?
GRUPI A; 1. Gjermania, 2. Skocia, 3. Hungaria, 4. Zvicra;
GRUPI B: 1. Spanja 2. Kroacia, 3. Italia, 4. Shqipëria;
GRUPI C: 1. Sllovenia; 2. Danimarka; 3. Serbia; 4. Anglia;
GRUPI D: 1. Fituesi i play-off-it A 2. Holanda, 3. Austria, 4. Franca
Grupi E: 1. Belgjika, Sllovakia, Rumania, Fituesi i play-off-it B.
GRUPI F: 1. Turqia, 2. Fituesi i play-off-it C, 3. Portugalia, 4. Republika Çeke
Si përcaktohen tre skuadrat e Playoffit?
Tre vendet e mbetura të Kampionatit Evropian do të përcaktohen në fund të marsit 2024 në tre turne të ashtuquajtura "playoff", secili me nga katër skuadra të kualifikuara në Ligën e Nacioneve. (Nations Ligue).
Këto dymbëdhjetë skuadra që do të luajnë për tre vendet e mbetura janë: Gjeorgjia, Luksemburgu, Finlanda, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Greqia, Ukraina, Kazakistani, Estonia, Polonia, Islanda dhe Uellsi.
Në finalen e të parës nga tre turnetë kualifikuese, fituesja e duelit ndërmjet Uellsit dhe Finlandës do të përballet më pas me Poloninë ose Estoninë, të cilat do të garojnë në gjysmëfinalen e dytë në Rrugën A.
Në rrugën B ndeshjet janë: Bosnje-Hercegovina - Ukraina dhe Izraeli - Islanda.
Në rrugën C do të takohen: Gjeorgjia-Luksemburgu dhe Greqia-Kazakistani.
Si do ndahen biletat?
Faza e parë e klasifikimit, pra, ka përfunduar. Sipas UEFA-s, kanë aplikuar rreth 20 milionë sportdashës, për rreth 1,2 milionë bileta. Pas përcaktimit të grupeve të raundit paraprak më 2 dhjetor, vijon faza tjetër më 4 dhjetor 2023, në të cilën hidhen në treg rreth një milion bileta. 500,000 bileta të tjera do të dalin në shitje pas raundit play-off në mars 2024. Në total ka rreth 2.7 milionë bileta për 51 ndeshjet e gjithë kampionatit. Të gjitha biletat janë të personalizuara dhe do të jenë vetëm në formë digjitale, bën të ditur UEFA.
Si po e presin Gjermania dhe Shqipëria këtë ngjarje?
Për shkak të zhgënjimeve të mëdha në Kampionatet Botëror të Futbollit 2018 dhe 2022 (ku në të dyja Gjermania u eliminuar që në raundin paraprak), pas rezultatit jo fort të kënaqshëm në Evropian 2021 (ku u shkqualifikua qysh në 1/16) dhe performancës me hope gjatë këtij viti, pritmëritë e vendit mikpritës janë të përmbajtura. Drejtori i turneut Philipp Lahm megjithatë u shpreh i kënaqur me përgatitjet, tek e fundit, mbështetja nga ana e politikës është e madhe. "Në përgjithësi, unë tashmë mund ta ndiej dhe ta shoh këtë mbështetje,” tha ai për DW,
Shqipëria në të kundërt, e cila doli e para në grupin e saj, ka ambicie të mëdha. Trajneri i kombëtares, braziliani Sylvinho, tha në një intervistë për median italiane, para se të hidhej shorti, se "nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit", por edhe për çerekfinale e Botëror.
Informacione të mëtejshme gjeni në te UEFA.
Artikull i përditësuar