Fëmijët protagonistë të Javës Europiane në Tiranë
9 Maj 2008Koncerti festiv, gara me bicikleta, lojrat e shumta zbavitëse dhe argëtuese kanë krijuar një atmosferë të ndezur mes fëmijëve, me të cilët janë bashkuar dhe personalitetet më të rendësishëm publike e politike të vendit, diplomatë të vendeve të BE-se etj.
„Java Europiane“ në fazën e saj përmbyllëse pati për protagonistë fëmijët. Njëri prej shesheve kryesore të Tiranës, ai „Nënë Tereza“, u vu tërësisht në shërbim të mijëra nxënësve të shkollave 9 vjecare, të cilët organizuan një manifestim të madh nën moton „Jemi pjesë e Europës“. Ata krijuan vëmendjen e qytetarëve në një garë me bicikleta, me organizimin e lejërave të ndryshme, dhe me koncertin me kengë valle e humor. Nora Malaj, njera prej organizatoreve të festimeve fëminore, tha se ishte një përpjekje për të sensbilizuar gjeneratën e re me ndjenjën e integrimit europian, si qytetarë që e kemi vendin si të barabartë në familjen europiane.Fëmijëve ju janë bashkuar dhe personalitetet më të rëndësishme publoke e politike të vendit, si dhe diplomatë nga vendet e BE, të akredituar në Tiranë.
Java Europiane që u mbyll ditën e premte ishte një axhendë e pasur veprimtarish që u zhvilluan jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe të tjera të vendit. Java synonte me tërheqjen e vëmendjes së opinionit për procesin e integrimit të Shqipërisë për në BE, për njohjen e institucioneve kryesore europine, për historinë, kulturën, politikën etj. Si një bilanc i eksperiencave të vendeve të ndryshme në aspekte të ndryshme të zhvillimit shoqëror, për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë në stadin në të cilin ndodhet.