1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Siguria e ushqimit

Fara domatesh me çmime stratosferike

3 Shkurt 2021

Farat e domateve shiten në treg me çmime që shumëkujt i duken të pabesueshme: 400.000 deri 600,000 euro për kilogram. Industria agroteknike gjeneron me farat hibride miliarda dollarë.

https://p.dw.com/p/3on6q
BdT Deutschland Bauer pflanzt über 300 verschiedene Tomatensort
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Stratenschulte

Në treg gjen sot lloje të ndryshme domatesh, të kuqe, të verdha, të zeza, portokalli, stërgjatëse, të mëdha, të vogla, me shkëlqim dhe shije aciditet të ndryshëm.

Një kilogram domate kushton në treg tre-kater euro. Por fermerët paguajnë për farat e domateve 400.000 deri 600,000 euro për kilogram.

Arsyeja për këto çmime stratosferike lidhet me përbërjen gjenetike të këtyre domateve. Këto domate hibride janë krijuar nga kryqëzimi i llojeve të ndryshme dhe janë më rezistente, të forta dhe të qëndrueshme ndaj llojeve të tjera.

Niederlande Wageningen University & Research (WUR)
Experimente me domatet, Universiteti Wageningen, HolandeFotografi: John Laurenson

Po ashtu ato mund të kultivohen edhe në kushte të vështira. Prodhimi i një hibridi të vetëm mund të kërkojë deri në 400 kryqëzime.

Fitime të përvitshme për koncernet agroteknike

Farat e domateve hibrideve nuk mund të përdoren për t'u rimbjellë, sepse nuk duhet se ç'lloj domatesh do të japin. Prandaj fermerëve u duhet të blejnë çdo vit fara të sapokryqëzuara.

BG Wasserverbrauch Anbauprodukte Afrika | Tomaten in Nigeria
Prodhim domatesh në NigeriFotografi: Getty Images/AFP/Y. Foly

Tregu i farërave hibride mbizotërohet nga disa korporata të mëdha prodhimesh agroteknike, të cilat për të ulur kostot i prodhojnë farërat e tyre në vendet me paga të ulëta, shpesh duke shfrytëzuar punëtorët dhe duke punësuar fëmijë. Kjo industri pak e njohur gjeneron miliarda dollarë.