Festa e Birrës - historia e "Oktoberfest" në Mynih
18 Shtator 2011Për herë të parë kjo festë është zhvilluar në vitin 1810, por sokohe çdo gjë ishte ndryshe. Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni - Hildburghausen-it. Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.
50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë eTetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm. Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.
Oktoberfest jo vetëm festë birre
Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e tyre. Karakteri i festës kombëtare nuk ndryshoi. Shpejt u fol për kohën e hënës së plotë, kur ishte menduar që të zhvillohej kjo festë. Dhe në fakt koha atëherë ishte gjithmonë një kohë e bukur, ndoshta koha më e bukur e gjithë vitit.
Në vitin 1831 kompozitori Felix Mendelson Bartholdy u detyrua i mërzitur që koncertin e tij ta shtynte, për shkak të festës së tetorit. Në fakt arsyeja e vërtetë për festimin e dasmës së Princit të kurorës Ludvig dhe Princeshës Therese, gjatë viteve gjithnjë e më shumë u harrua. Simboli i sheshit Theresienwiese është statuja Bavaria e lartë gati 20 metra. Ludvig ndërkohë mbreti i Bavarisë e zbuloi statujën e damës impozante në vitin 1850. Nuk është vetëm ajo mbresëlënëse. Në Festën e Tetorit ka edhe figura të tjera mjaft interesante që tërheqin njerëz.
Festa e tetorit edhe biznes fitimprurës
Njëri prej tyre ishte Steyer Hans, i ashtuqujaturi edhe "herkuli bavarez". Ai arriti me gishtin e mesit të heqë një gur të rëndë plumb që peshonte 500 funt. Si ekonomist, ai mundi këtë fuqi ta përdorë edhe në tendat e birrës në formë restoranti. Sidomos kur festa kombëtare gjithnjë e më shumë po shndërrohej në festë birre. Në fund të shekullit të 19-të fabrikat e birrës në Mynih zbuluan gjatë festës së tetorit, si platformë reklamash dhe si biznes fitmiprurës shtesë, shitjen për një kohë të shkurtër të një sasie të madhe birre.
Tani ka një tendë shumë të madhe birre të re. Dhe vizitorët e festës për të shuar etjen shkojnë vazhdimisht tek ajo. Kjo festë tërheq edhe më shumë dëfryes, shoumenë të cilët me trenat e tyre të tmerrshëm, karuzelat për fëmijë, anijet që rrotullohen, etjer, iu krijojnë fëmijëve dhe të rriturve atmosferë të këndshme. Më këto lloj biznesi shëtitës ata mundnin të fitonin mirë, por sigurisht një mot i mirë ishte po ashtu parakusht. Prandaj festa e tetorit e zhvendos në shtator. Dhe në këtë kohë festa është edhe më bukur dhe më argëtuese.
Oktoberfest përjeton edhe kohë të vështira
Lufta e Parë Botërore e ndërpreu këtë festë të përzemërt tradicionale vjetore. Pas fundit të luftës, festat përjetuan kohën më të vështirë nga inflacioni dhe nacionalsocializmi. Megjithatë do të festohej. Edhe në Luftën e Dytë Botërore nuk pati festë të tetorit. Në periudhën e pasluftës fillimisht pati dy festa të vogla vjeshte. Dhe në 1949 u bë një festë e madhe, Oktoberfest - ku njerëzit u veshën më kostume tradicionole kombëtare - burrat me kostume pushkatarësh. Traditë deri sot është që kryetari i bashkisë së Mynihut përmes fjalëve të tij të hap festën. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1950.
Një goditje të rëndë pati Festa e Tetorit në 1980: Një atentator nga krahu radikal i djathtë shpërtheu një bombë. Ai shkaktoi vrasjen e 13 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 200 vizitorëve. Funerali ishte i madh, megjithë frikën për rrezikun e një atentatit tjetër. Por për 30 vjet Festa e Tetorit është zhvilluar gjithmonë qetë dhe pa probleme. Dhe kjo festë do të zhvillohet përsëri si gjithmonë si: Koha më e bukur e gjithë vitit.