1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillojnë luftjet tradicionale në Mekë

20 Gusht 2018

Që nga e diela në Mekë janë mbledhur me qindra mijëra besimtarë në lutjen e Haxhit. Autoritetet e Arabisë Saudite kanë ndërmarrë masa që lutja të kalojë në paqë.

https://p.dw.com/p/33NyO
Saudi-Arabien - Beginn des Hadsch
Fotografi: Reuters/Z. Bensemra

Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se sivjet presin në Mekë rreth dy milionë besimtarë të fesë islame nga mbarë bota. Masat e jashtëzakonshme pë ruajtjen e rendit gjatë pelegrinazhit të besimtarëve nga mbarë bota, që tradicionalisht vijnë çdo vit për lutje në Mekë, paraqesin një sfidë të madhe për organizatorët. Për sigurinë e Haxhit angazhohen me dhjetra mijëra forca të sigurisë. Para tre vitesh nga paniku i krijuar gjatë lufjeve, sipas të dhënave zyrtare, humbën jetën 769 besimtarë. Ndërsa sipas të dhënave jozyrtare, numri i viktimave ka qenë mbi 2000.

Tensionet rajonale

Saudi-Arabien - Beginn des Hadsch
Fotografi: Reuters/Z. Bensemra

Ngjarja e madhe pesëditore do të mbahet në qytetin e shenjtë në Mekë, por në sfondin e tensioneve të mëdha mes shteteve të këtij rajoni, udhëheqja në Riad ka kritikuar Emiratet dhe Katarin për mbështetjen e ekstremistëve dhe afrim vendin armik, Iranin. Kjo ka shkaktuar edhe ndërprerjen e të gjitha raporteve me Katarin. Por besitmarët nga Katari dhe Irani do të lejohen të marrin pjesë në lutjet tradicionale.

Saudi-Arabien - Beginn des Hadsch
Fotografi: Reuters/Z. Bensemra

Haxhi është një ndër pesë detyrat elementare të një besimtari islam. Sipas librit të shenjtë, Kur'anit, çdo mysliman me shëndet të mirë, duhet të shkojë njëherë në jetë në Mekë. Gjatë lutjeve besimtarët sillen shtatë herë rreth godinës së Qabesë, në oborrin e Xhamisë së Madhe. Ai që ka kryer këtë detyrim gëzon ndër besimtarët e fesë islame një respekt më të madh.

bc/wa/qu (dpa, afp, kna)