1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Finlanda merr më 1 korrik presidencën e rradhës së BE

Bernd Riegert30 Qershor 2006

Në Këshillin e BE-së përfaqësohen të gjitha 25 shtetet antare. Çdo 6 muaj ndryshon presidenca. Më 1 korrik, Finlanda do të marrë nga Austria kryesinë e BE-së. Në të gjitha ministritë në 6 muajt e ardhshëm do të vendosin finlandezët se cilat do të jenë temat e ditës.

https://p.dw.com/p/Aqd3
Logo e presidencës finlandeze të BE
Logo e presidencës finlandeze të BE

Presidenti i BE-së nuk mund të vendosë vetëm pothuajse asgjë, por ai mund të organizojë shumë. Ai shtet që merr presidencën e rradhës duhet të përfaqësojë dhe të ndërlidhë interesat e 25 shteteve antare. Mbi 200 komisione dhe grupe pune, si edhe rreth 150 takime ministrash, drejton presidenca e rradhës. 4 herë në vit takohen në Bruksel elefantët, pra shefat dhe kryeminisitrat e shteteve antare.

Hans Brunmajer është shefi i protokollit i Këshillit Evropian. Ai mbështet në mënyrë diskrete punën e kryesisë së Këshillit: "Këshilli Evropian është organi më i rëndësishëm drejtues i BE-së. Të gjitha vendimet e rëndësishme merren ose përgatiten këtu. Linjat politike krijohen këtu", tregon ai.

BE-ja ka vendosur që tani se cili shtet do ta marrë çdo 6 muaj presidencën e rradhës deri në vitin 2020. Pas Finlandës vjen Gjermania, më pas Portugalia dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2008 Sllovenia, si shteti i ri anëtar. Meqënëse 6 muaj janë shumë pak kohë për të krijuar dhe vënë në zbatim ligje të rëndësishme, presidenca e rradhës bashkëpunon gjithmonë me dy shtetet që do të marrin më pas kryesinë e Këshillit. Madje ekziston edhe një plan shumëvjeçar, se si do të përmirësohet përpilimi dhe vënia e ligjeve të reja në zbatim.

Shumë tema janë tashëm rutinë, vendimet përpunohen deri në detajin më të vogël nga nëpunësit dhe ambasadorët përkatës. Në shumicën e rasteve, pjesëmarrësit e samiteve të rëndësishme miratojnë shpejt çdo vendim, që nuk ka të bëjë me debate mbi financat apo kushtetutën evropiane.

Samitet që nuk zhvillohen ashtu sic parashikohej janë më interesantet, tregon Hans Brunmajer, i cila ka marrë pjesë si shef protokolli në dhjetëra samite të rëndësishme: "Është shumë interesant kur nuk dihet se si do të përfundojë një takim. Kur u zhvillua samiti mbi kushtetutën evropiane, që u drejtua nga presidenca italiane e rradhës, Berluskoni u përpoq t´i bindë të gjithë për dobitë e kësaj kushtetute. Ky ishte një takim i veçantë. Ne kishim zhvilluar një natë më parë bisedime bilaterale, por ende nuk kishte ardhur koha. Pas presidencës irlandeze të rradhës, mundëm ta përpilojmë tekstin e kushtetutës."

Sipas kushtetutës së BE-së, ratifikimi i së cilës është ende i paqartë, presidenti i Këshillit mund të qëndrojë në këtë post për 1 vit e gjysmë. Kështu Evropa do të ketë një fytyrë dhe qytetarët evropianë dhe politikanët jashtë vendeve antare të BE-së, mund ta ndjekin më qartë punën e Këshillit dhe kryesisë së tij.