1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fituesi i zgjedhjeve në Australi shpall kthesë radikale në politikën e klimës

25 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CStH

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Australi,kandidati kryesor i socialdemokratëve Kevin Rud shpalli një kthesë radikale në politikën për klimën. Kryetari i partisë laburiste, diplomati 50 vjeçar tha para gazetarëve se do të ndërmarrë sa më shpejtë që të jetë e mundur masa kundër ngrohjes globale. Sipas të dhënave ende jo përfundimtare partia opozitare e Rudit është fituese e zgjedhjeve të së shtunës. Pas numërimit të dy të tretave të më shumë se 13,5 milionë votave rezultoi se partia laburiste ka fituar më shumë se 53 përqind.