1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

181109 Kinderrechtskonvention UN

20 Nëntor 2009

20 vjet më parë u miratua Konventa për të drejtat er fëmijëve, e cila është nënshkruar nga 193 shtete duke e kthyer në konventën me popullaritetin më të madh të OKB-së.

https://p.dw.com/p/Kc3Q
Tiranë
TiranëFotografi: DW / Aida Cama

Konventa e OKB-së për fëmijët është një vepër shembullore dhe suksesi më i madh organizatës. 193 shtete e kanë nënshkruar konventën e cila hyri në fuqi në një kohë rekord, pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në nëntor 1989. Por sa i përket suksesit konkret të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, juristi zviceran Jean Zermatten është disi i rezervuar. Zermatten është anëtar i Komitetit të të OKB-së për të drejtat e Fëmijëve i përbërë nga 18 anëtarë. Ky komitet verifikon rregullisht zbatimin e konventës në vende të ndryshme.

Konventa e OKB-së për fëmijët është një vepër shembullore dhe suksesi më i madh organizatës.
Konventa e OKB-së për fëmijët është një vepër shembullore dhe suksesi më i madh organizatës.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Shpesh herë vërehet një dallim shumë i madh mes objektivave të marra dhe realitetit, vëren Jean Zermatten: „Në shumë vende të gjithë i duan fëmijët mbi çdo gjë tjetër, por jo patjetër fëmijëve u jepet prioritet. Kundrejt fëmijëve kushdo tregohet mjaft dashamirës, por të drejtat e fëmijëve nuk vlerësohen me ndonjë seriozitet të veçantë. Rëndom njerëzit janë miqësorë, dashamirës dhe të dashur me fëmijët, por e kanë të vështirë që t' i konsiderojnë fëmijët si bartës të të drejtave të tyre. Mendimi, se shtetet kanë një sërë detyrimesh ndaj fëmijëve nuk është shumë i përhapur.“

54 pikat e konventës gërshetojnë për të parën herë në një marrëveshje ndërkombëtare me karakter detyrues të drejtat civile politike, kulturore, ekonomike dhe sociale të fëmijëve. Me konventën për të drejtat e fëmijëve të gjithë banorët nën 18 vjeçarë të botës morën të drejta të garantuara për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje.

Maqedoni
MaqedoniFotografi: picture-alliance/ dpa

Të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të liri dhe të drejta. Kështu thuhet në Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948. Barazia e të gjithë njerëzve vlen shprehimisht sipas deklaratës "pa dallim p.sh. race, ngjyre lëkure, gjinie, gjuhe, besimi, botëkuptimi politik a tjetër, prejardhjeje kombëtare apo sociale, pasurie, lindjeje apo tjetër". Megjithatë, autorët e deklaratës së të drejtave të njeriut nuk menduan atëherë për një veçori dalluese, për moshën. 20 vjet më parë, në nëntor 1989 Deklarata e Përgjithshme u përmirësua për të gjithë njerëzit nën 18 vjeç, dhe këta përbëjnë jo pak, por mbi një të tretën e popullsisë së Tokës.

Autor : Claudia Witte / Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi : Aida Cama