Flaka olimpike rrugës për në Francë
28 Prill 2024Në portin e Pireut një delegacion francez me flakën olimpike në bordin e anijes historike "Belem" u nis për një udhëtim dhjetëditor në Mesdhe. Më pas flaka olimpike mbërrin në Marsejë, ku do të vazhdojë udhëtimin e saj. Rreth 100 policë do duhet të mbrojnë flakën olimpike.
10.000 pishtarëmbajtës në 450 qytete
Kalimi me rrugë detare nga Pireu në Marsejë, dikur koloni greke, është vetëm një etapë e udhëtimit të zjarrit olimpik. Flakën olimpike do ta mbajnë 10.000 pishtarë mbajtës në 64 territore franceze dhe 450 qytete. Këto destinacione nuk janë vetëm në tokë, flaka olimpike do të kalojë edhe Atlantikun deri në Guyanan franceze. Në program qëndrojnë Polinezia dhe Kaledonia franceze në Paqësor, më vonë Guadelupë dhe Martinik në Karaibe.
Zjarri olimpik do të bëjë një qëndrim të shkurtër në Paris para festës së madhe sportive më 14 korrik, Festën Kombëtare franceze. Vetëm pas disa stacionesh rreth e rrotul Parisit, flaka olimpike do të kthehet më 26 korrik në Paris në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
la/ag