1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

131211 Kinder Philosophie

22 Dhjetor 2011

Ata kanë të gjitha, që nevojiten për filozofim: kureshtjen, habinë, pyetje pas pyetjesh. Por shpesh fëmijëve u kthehet përgjigje sa për të thënë. Tek seria e aktiviteteve "Fluturakë mendimesh" është ndryshe.

https://p.dw.com/p/13Xnc
Familja e madhe, vizatim femije
Familja e madhe, vizatim fëmijeFotografi: Fotolia/Liddy Hansdottir

Ata vazhdojnë të pyesin dhe nuk pranojnë t'i përcjellin me përgjigje të shkurtra, duan t'i dinë gjërat saktë - fëmijët kanë qejf të mendojnë. Filozofimi me fëmijët nuk ka të bëjë fare me mësimin e filozofisë, por i fton fëmijët për të menduar në mënyrë të lirshme. Janine Albrecht vizitoi një orë të tillë të menduari:

"Përpara se të filozofojmë, ne duhet të sqarojmë se çfarë është në thelb filozofia. A e ke dëgjuar ndonjëherë fjalën, Mira? Asnjëherë ?..."

Kristina Calvert është ulur së bashku më fëmijë dhe të rritur në formë rrethi. Ajo hedh vështrimin tek pjesëmarrësit, u lë të gjithëve kohë për të menduar për pyetjen e tyre dhe pyet me mirësjellje: "Fi-lo-zofoj? A ka ndonjë gjë, që tingëllon ngjashëm me këtë fjalë? - Filozofët - po, për shembull, çfarë tjetër? - Fili - e saktë- katër- edhe katra është aty brenda, shumë mirë- Sofia- shumë mirë- edhe Fil-lipi është sot me ne..."

Fëmijët janë filozofë

Për filozofen e fëmijëve Kristina Calvert asnjë pyetje nuk është banale
Për filozofen e fëmijëve Kristina Calvert asnjë pyetje nuk është banaleFotografi: DW

Filipi sa ka mbushur pesë vjeç, në pulovrën e tij është ngjitur një letër e bardhë me emrin e tij. Kështu, Calverti ka mundësi t'i thërrasë me emër fëmijët, gjë që sjell menjëherë më shumë afërsi. Sepse kjo është e rëndësishme, për të bërë së bashku filozofi. Çfarë është saktësisht filozofia, kjo nuk shpjegohet. Por për këtë as që bëhet fjalë këtu: "Këtu nuk jepet mësim filozofie, fëmijët nuk ikin këtu dhe thonë "oh, sot bëmë Aristotelin, ose Kantin për të vegjlit", apo diçka të tillë të ngjashme. Këtu fëmijët bëjnë atë që e bëjnë gjithsesi, shtrojnë pyetjet, që i shtrojnë edhe në ambjente të tjera, këtu atyre nuk u jepen detyra shtesë, por vetëm hapësirë për të menduar."

Sepse filozofja e fëmijëve me titullin shkencor të doktores është kureshtare për atë se çfarë dhe si mendojnë fëmijët.

"Ata kanë qejf të çuditen, të habiten, ky është fillimi i të filozofuarit, ata shtrojnë pyetje për përmbajtjet bazë të filozofisë, pyesin për vdekjen, pyesin për fundin e universit, për justifikimin, për ekzistencën e rregullave, për frikën dhe guximin. Ata shtrojnë pyetje për veten e tyre, kështu që në thelb ata janë të gjithë njerëz, që filozofojnë."

Edhe të rriturit diskutojnë

Fëmijëve u jepet mundësi që t'u piqet mendimi i tyre
Fëmijëve u jepet mundësi që t'u piqet mendimi i tyreFotografi: DW

Me pyetjet, që kanë, ata nuk duhen lënë të vetmuar. Që prej 20 vjetësh filozofon Kristina Calvert me fëmijët. Sot po diskutohet pyetja: "Çfarë janë shokët, pse janë kaq të rëndësishëm ata?"

"A duhet ta duan shokët njëri-tjetrin? - Hm-Po? Nuk mund të kesh miqësi me dikë dhe të të mos të pëlqejë dikush, sepse të qenit shok me dikë, do të thotë që të pëlqen dikush- Ah, ok, që tjetri të të pëlqejë është shumë e rëndësishme në një miqësi- hm- pa këtë nuk bëhet?- Duhet të jenë të dy që ta pëlqejnë njëri-tjetrin- (por natyrisht edhe duhet ta njohësh njëri-tjetrin)- Mira, çfarë mendon, pse ka rëndësi që ta njohësh njëri-tjetrin?"

Fëmijët i lënë të rrjedhin lirisht mendimet e tyre. Ata dëgjojnë tjetrin, edhe të rriturit, të cilët lejohet të vrasin gjithashtu mendjen me fëmijët dhe të flasin. Calverti i pyet edhe të rriturit në rrethin, ku janë ulur, nëse lejohet që shokët të grinden?"

"Unë mendoj që pikërisht shokët mund t'ia lejojnë vetes që të grinden me njëri-tjetrin, kjo punë bëhet edhe më lehtë, sepse ekziston besimi te njëri-tjetri dhe mund të jesh edhe i ndershëm me tjetrin dhe të thuash se çfarë nuk të pëlqen tek tjetri"

Fëmijët shpjegojnë botën

Nga shok, tek i besuar. Po çfarë është besimi?

Mira:"Që të dish, se ai në grindje i dhemb njeriut. Po të grindemi kot si lojë tani dhe dikush të thotë: "Unë tani do të të godas fare lehtë, që mos të të dhëmbë" dhe tjetri ia kthen "Këtë ta besoj" - atëherë kemi të bëjmë me besim." Këtu është pesëvjeçarja Mira, që filozofon së bashku me Aleksandrin 45 vjeçar."

Mendimet shprehen nganjëherë më mirë duke vizatuar
Mendimet shprehen nganjëherë më mirë duke vizatuarFotografi: DW

"Që të dy brezat kalojnë në bisedë me njëri-tjetrin, kjo për mua është shumë e rëndësishme, për të mësuar të dyja palët. Që fëmijët të mësojnë ta marrin seriozisht dhe me interes atë që thonë të rriturit dhe të shtrojnë me mirësjellje edhe pyetje: "Si arrin që ta thuash këtë?" Dhe anasjelltas, që më të rriturit të mësojnë se fëmijët nuk janë kaq mendjelehtë, si i trajtojnë shpesh."

Autor: Janine Albrecht/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica