1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca u jep fund kufizimeve të koronas

27 Korrik 2022

Gjithnjë e më shumë shtete në Evropë po reduktojnë masat e tyre mbrojtëse kundër koronavirusit. Austria heq detyrimin e izolimit, Franca të gjitha masat. Në Gjermani, diskutimet mbi këtë temë po vazhdojnë.

https://p.dw.com/p/4EhTa
Frankreich I Tourismus in Paris
Fotografi: Robin Utrecht/picture alliance

Në Francë, parlamenti ka miratuar një ligj që rregullon përfundimin e të gjitha masave kundër koronavirusit nga 1 gushti. Megjithatë, ekziston mundësia e kryerjes së testeve të detyrueshme për koronan në vend.

Në Austri, izolimi i detyrueshëm i personave që rezultojnë pozitivë me koronavirus do të shfuqizohet gjithashtu nga 1 gushti. Kur nuk ndihen të sëmurë, personat e infektuar do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Johannes Rauch (të Gjelbrit) në një konferencë shtypi. Sidoqoftë, ata duhet të mbajnë një maskë FFP2 - me përjashtim të rastit kur janë janë jashtë dhe mund të mbajnë një distancë prej dy metrash nga njerëzit e tjerë.

Detyrimi i përgjithshëm për të mbajtur një maskë brenda ndërtesave ka përfunduar tashmë në prill në Austri.
Detyrimi i përgjithshëm për të mbajtur një maskë brenda ndërtesave ka përfunduar tashmë në prill në Austri.Fotografi: Tobias Steinmaurer/picturedesk.com/picture alliance

Edhe të punuarit kur ke një test pozitiv do të jetë i mundur - por vetëm në profesionet ku mbajtja e maskës është e mundur. Rregulloret zbatohen që në rastet e testit të shpejtë pozitiv të koronas. Kur testi i shpejtë nuk konfirmohet nga një test PCR, kufizimet hiqen sërish.

"Sa të jetë e nevojshme, sa më pak”.

Ministri austriak foli për një "fazë të re të pandemisë”, në të cilën mund të luftohet me vaksina dhe medikamenti. Por ai bëri thirrje edhe për kujdes: "Kush është i sëmurë, të rrijë në shtëpi”.

Rauch iu referua sërish motos: "Sa të jetë e nevojshme, sa më pak” dhe pasojave të shumta psikosociale të krizës. Situata është ndryshe nga ajo e vitit 2020, kur u përballëm me një virus të panjohur me një "kuti mjetesh bosh”. Ndërkohë, jo vetëm që qarkullon një variant me histori më pak serioze, por kemi edhe kundërmasa si vaksinimi dhe mjekimi. Prandaj ne jemi "të përgatitur mirë për një fazë të re në luftën kundër pandemisë".

Rauch tha se "ne u frymëzuam nga shtete si Danimarka, Norvegjia, Britania e Madhe, Spanja dhe Zvicra, ku rregullat e karantinës janë hequr pjesërisht për një kohë të gjatë". Në këto vende, këta masa nuk kishin ndikim të rëndësishëm në mbushjen e spitaleve.

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Johannes Rauch (Të Gjelbrit)
Ministri i Shëndetësisë Johannes Rauch (Të Gjelbrit) beson se Austria ëcën mirë në luftën kundër pandemisë.​​​​​​​Fotografi: Bubu Dujmic/APA/picturedesk/picture alliance

Gjermania mbetet e kujdesshme

Në Gjermani, në debatin për izolimin e detyrueshëm të personave të infektuar me virusin korona, disa kundërshtojnë braktisjen e rregullit aktual të pesë ditëve të izolimit. Presidenti i shoqatës federale të mjekëve të arkave të sigurimit, Andreas Gassen, foli këtë fundjavë në favor të përfundimit të dispozitave që lidhen me izolimin në mënyrë që të zbuten mungesat e stafit, për shembull në klinika. "Kushdo që është i sëmurë qëndron në shtëpi. Ata që ndihen të shëndetshëm shkojnë në punë. Kështu bëjmë edhe me sëmundje të tjera infektive si gripi," tha Gassen-i, duke rindezur debatin.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach (SPD) e hodhi poshtë këtë propozim. Megjithatë, aktualisht ka dallime mendimesh për këtë çështje brenda qeverisë federale. Ashtu si politikani i SPD-së Lauterbach, të Gjelbërit janë që rregullat aktuale të ruhen, ndërsa partneri i koalicionit FDP po bën fushatë për heqjen e tyre.

Qasja e Gassen-it është kritikuar edhe nga Shoqata Gjermane e Mjekëve të Përgjithshëm dhe shoqatat e mësuesve. "Braktisja e vetëizolimit tani do të përbënte kontaminim duke pasur parasysh numrin aktual të infektimeve”, tha Andreas Keller, nënkryetar i unionit të arsimit dhe shkencës (GEW).

 

qu/wa (afp, epd, ORF)