Fëmijët e humbur të Europës - Në Itali lulëzon trafikimi me refugjatët
7 Qershor 2016
Europoli ka kohë që e ka vënë alarmin: 10.000 fëmijë e të rinj janë zhdukur në dy vitet e fundit në Europë - në kontinentin e ëndërruar, ku ata mendonin të gjenin një jetë më të mirë. Një pjesë e tyre mund të ketë marrë rrugën tek të afërmit, por shumica bien viktimë e bandave të prostitucionit, drogës apo edhe shitjes së organeve.