Gjendja e llogarive të diktatorëve në Zvicër - Ngjarja e Frankfurit nga 21 vjeçari kosovar,si mund të parandalohen raste të tilla?
14 Mars 2011Bllokimi i parave të diktatorëve zgjon fillimisht shpresa në ato vende, që prej vitesh a dekadash janë shfrytëzuar prej diktatortëve dhe klaneve të tyre. Me gjithë pengesat ligjore bllokimi i pasurive është më i lehtë sesa kur vendet kërkojnë kthimin e pasurisë. Pascal Lechler informon nga Gjeneva mbi gjendjen juridike të llogarive të diktatorëve:
Ngjarja e 2 Marsit në Frankfurt, kur 21-vjeçari nga Kosova qëlloi për vdekje ushtarët amerikanë dëshmoi se as një shoqëri nuk është imune ndaj ndikimeve islamistë radikale. Lind pyetja megjithatë se si mund të parandalohen raste të tilla. Më shumë konfrontim me prejardhjen dhe ndikimin fetar, sugjerojnë ekspertët. Kjo vlen para së gjithash për imigrantët e brezit të dytë, të cilët shumë shpesh kanë probleme me përkufizimin e identitetit të tyre. Anila Shuka
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi