1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rripi i Gazës: "Një zhgjëndër që përsëritet vazhdimisht"

Tania Krämer
13 Tetor 2023

Për sulmin e përgjakshëm terrorist të Hamasit popullsia civile në Rripin e Gazës po paguan një çmim shumë të lartë – qindra mijëra po largohen prej sulmeve të hakmarrjes.

https://p.dw.com/p/4XTbU
Njerëzit në Gazë mes rrënojave nga sulmet ajrore
Njerëzit në Gazë mes rrënojave nga sulmet ajroreFotografi: Ibraheem Abu Mustafa/REUTERS

Mbrojtje nuk ka tani askund në Gazë, thotë në telefon Mona Sabbah nga qyteti i Gazës. Që prej së shtunës (7.10.2023) 29 vjeçarja pjesën më të madhe të kohës e kalon në qilarin e  shtëpisë së saj bashkë me fëmijët, bashkëshortin dhe fqinjët e saj. "Natën e kaluar është bombarduar papushim, kryesisht në lagjen Rimal ka pasur sulme të fuqishme. Njeriu pyet, se ku do të ndodhin bombardimet e tjera. A do t'i mbijetojmë natës? A do ta shohim ditën duke gdhirë?"

Eshtë ky konfrontimi i pestë me armë mes Izraelit dhe Hamasit e grupeve të tjera militante palestineze, por megjithatë këtë herë është krejt ndryshe. Të shtunën herët në mëngjes organizata terroriste Hamas, që qeveris në Rripin e Gazës, filloi të sulmojë me raketa ndaj fshatrave dhe qyteteve izraelite .Pas kësaj qindra palestinezë të armatosur çanë gardhin e sigurisë së lartë dhe depërtuan në zonat izraelite përreth Rripit të Gazës, duke vrarë njerëz arbitrarisht e duke i rrëmbyer ata.

Fëmijë përpara një ndërtese të shkatërruar në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës

Qeveria e Izraelitpas këtij sulmi shpalli gjendjen e luftës. Që nga kjo ditë Izraeli po bombardon rripin e izoluar bregdetar. Njëkohësisht qytetet dhe komunat izraelite ndodhen nën sulmin e vazhdueshëm të raketave nga grupet militante palestineze në Gazë.

Ky territor i vogël me rreth 2,3 milionë banorë është qysh prej më shumë se 16 vjetësh i rrethuar nga Izraeli dhe pjesërisht nga Egjipti. Hamasi islamik pas fitores në zgjedhje kundrejt luftëtarëve Fatah në vitin 2007 mori konttrollin në Rripin e Gazës. Lufta e re ngjall tek shumë njerëz në Gazë frikëra të mëdha.

Njerëzit në Gazë duke mbushur ujë me bidona
Njerëzit në Gazë duke mbushur ujë me bidona Fotografi: dpa/picture alliance

"Pa korent, pa ujë"

"Nëse doni diçka duhet ta rregulloni me Hamasin. Ata po na prekin ne, jo Hamasin", thotë Sabbah. "Kam qarë gjatë gjithë natës, se të gjtihë kemi bërtitur e kemi qarë. Eshtë e pabesueshme, që kjo na ndodh përsëri neve. Ne jemi civilë, ne nuk kemi bërë asgjë, ne duam që kjo të marrë fund. Nuk ka korent, nuk ka internet, nuk ka ujë. A nuk mjafton që po jetojmë që prej 15, 16 vjetësh në bllokadë? Çfarë do të vijë pas kësaj?"

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gazë që nga fillimi i luftës janë vrarë mbi 1300 palestinezë dhe mbi 6000 vetë të tjerë janë plagosur. Mediet izraelite bëjnë fjalë për rreth 1500 trupa të terroristëve palestinezë, që kanë kalua rkufirin dhe ndodhen në Izrael.

Në Izrael kanë gjetur vdekjen mbi 1200 vetë, më shumë se 3100 janë plagosur. Pjesa më e madhe e viktimave janë vrarë gjatë sulmeve terroriste të së shtunës. 100 deri në 150 vetë ndër ta fëmijë, të moshaur dhe shtetas të huaj janë marrë peng duke u transportuar në Gazë

"Bllokadë totale"

Ministri izraelian i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi të hënën një "bllokadë totale" dhe ndërprerjen e furnizimeve me elektricitet, ushqime dh ebenzinë nga Izraelu në territorin e rrethuar të Rripit të Gazës. Ushqime dhe karburant nën kontroll të rreptë normalisht transportohen në Gazës përmes kalimitkufitar izraelian Kerem Shalom. Edhe uji i pijshëm, që autoritetet autonome palestineze e blejnë nga Izraeli për RRipin e Gazës, nuk do të furnizohet më. Egjipti në sfondin e sulmeve të Izraelit nga ajri po e mban të mbyllur kalimin kufitar në jug të Rripit të Gazës.

Organizatat izraeliane të të drejtave të njeriut si ajo Gisha, që angazhohen për lëvizjen çlirimtare të palestinezëve, kritikojnë masat ndëshkuese të Izraelit si një ndëshkim kolektiv dhe një si një "mosrespketim total i popullsisë civile".

Të mërkurën në mbrëmje i mbaroi karburanti të vetmit central energjetik në Gazë. Ndonëse në Gazë prej kohësh janë të shpeshta ndërprerjet e energjisë, një blackout total do të çonte në kufijtë ekzitencës këtë territor të vogël. "Rrymë s'ka më, karburant për gjeneratorët nuk ka më", thotë një gazetar në Gazë, i cili telefonin e tij celular e karikon me një aparaturë me energji solare.

Një burrë duke mbajtur në dorë një të vrarë në Rripin e Gazës
Spitalet në Gazë po arrijnë në limitet e kapaciteteve nga rritja e numrit të të plagosurve Fotografi: Stringer/Getty Images

Paralajmërimi i zymtë i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar

Ndjenja e izolimit po përforcohet edhe më shumë, pikërisht tani, që njerëzit nuk kanë më mbrojtje në shtëpitë e tyre prej sulmeve nga ajri dhe telefoni celular është e vetmja lidhje për të ruajtur kontaktin me familjet dhe miqtë.Por edhe spitalet e sistemi gjithësesi i dobët i shëndetësisë janë në limitet e kapaciteteve për shkak të rritjes së numrit të të plagosurve. Kryeqi i Kuq Ndërkombëtar paralajëmroi, se spitalet rrezikohet të shndërrohen në salla kadavrash.

Në kërmim të mbrojtjes

Sipas të dhënave të zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) nag e shtuna janë larguar prej shtëpive të tyre deri tani rreth 340.000 vetë, kryesisht nga zonat afër kufirit në veri dhe në lindje të Rripit të Gazës. Rreth dy të tretat e tyre kanë gjetur strehë në shkollat e Organiazatës së Ndihmës të OKB-së për refugjatët palestinezë, por edhe aty ka bombarduar aviacioni dhe marina e Izraelit.

Frika dhe trauma e luftrave të kaluara janë ngulitur thellë tek njerëzit në Gazë. "Eshtë një zhgjëndër që rikthehet vazhdimisht", thotë El Athamnah, i cili ka humbur shtëppinë e tij në luftën e viteve 2008-2009.

"Ne nuk ndihemi të sigurtë, unë nuk e di se çfarë na pret më tej", thotë Athamnah. Ai thotë, se sulmet nga ajri të Izraelit janë më intensivet dhe më të fuqishmet, që ka përjetuar deri më sot. Frika e njerëzve ka arsye: Kryeministri i Izraelit paralajmëroi, se "Hamasi ka bërë një gabim të përmasave historike" – dhe çmimi për këtë "do të mbetet për dekada në kujtesë". Një ofensivë e këmbësorisë do të nisë së shpejti.

Hazem Balousha ka hulumtuar në Gazë