1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje e jashtëzakonshme në Gjeorgji

8 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5QU

Pas demonstratave disaditëshe kundër qeverisë
në Gjeorgji presidenti ´Maihail Sakashvili (Michail Sakaschwili) ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas të dhënave qeveritare gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme janë të ndaluara të gjitha demonstratat. Para disa orësh qeveria për herë të parë përdori dhunën kundër demontruesve përkrahës të opozitës. Më shumë se 300 demonstrues u plagosën. Një stacion televiziv kritik ndaj qeverisë u mbyll. Opozita gjeorgjiane akuzon presidentin Sakashvili për stil autoritar qeverisës dhe për dështim në luftimin e varfërisë dhe të korrupsionit. Kryetari i shtetit akuzon Rusinë për nxitjen e protestave. Ministria e jashtme në Moskë e kundërshtoi këtë si provokim.