Gjendje e jashtëzakonshme në Gjeorgji
8 Nëntor 2007Pas përleshjeve me orë të tëra mes demonstruesve opozitarë dhe forcave të sigurisë, duke u gdhirë e enjtja, presidenti Sakashvili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për dy jave në vend. Këtë e kumtoi ministri ekonomik gjeorgjian. Më parë u bë e ditur se gjendja e jashtëzakonshme vlente vetëm per kryeqytetin Tiflis. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme argumentohet me atë që forca të caktuara në Gjeorgji tentojnë destabilizimin e shtetit.
Qeveria e vendit flet për domosdoshmërinë e gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim parandalimin e një puçi shteti. Masat e jashtëzakonshme ndalojnë demonstrimin dhe tubimin e protestuesve.
Ndërkohë opozita nuk proteston më për zgjedhje paraprake, por për shkarkimin e menjëhershem të presidentit të vendit, Mihail Sakashvili.
Sakashvili fajëson Rusinë
Me ditë të tëra Sakashvili nuk doli publikisht, vetëm në mbrëmjen e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ai foli në televizionin shtetëror duke shprehur keqardhjen për protestat dhe duke fajësuar për këtë Rusinë.
Disa punonjës të ambasadës ruse në Gjeorgji, sipas tij merren me spiunazh. Gjeorgjia ka dëshmi që sigurimi shtetëror rus eshtë në Gjeorgji aktiv.
Në mbrëmjen e së mërkurës u konfirmua se tre diplomatë rusë ta duhet ta lëshonin vendin. Pas këtij lajmi opozitarët akuzuan presidentin Sakashvilin për humbje të sensit të realitetit dhe si njeri që vuan nga psikoza e përndjekjes. Nën mandatin e Sakashvillit, i cili praktikon nje politikë antiruse marrëdhëniet mes Moskës dhe Tiflisit u acaruan së tepërmi.
Mbi trazirat në Gjeorgji ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi: "Trazirat që po ndodhin në Gjeorgji janë çështje të brendshme të Gjeorgjisë, megjithatë ne nuk do të jemi indiferentë ndaj zhvillimeve atje. Së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe me ndihmën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kemi tentuar prej kohësh që të ndikojmë në Tifilis, por gjithmonë jemi refuzuar.".
Dje policia përdori dhunë edhe ndaj gazetarëve madje edhe ndaj disa korrespodentëve të huaj. Kur në pjesën e qytetin e vjetër të Tiflisit filluan protestat, filloi një ofensivë e vërtetë sulmi ndaj opozitarëve. Mbi 360 të lënduar është dashur të mjekohen në spitale deklaruan mjekët. Policia nuk ka përdorur gazin lotsjellës, por një një lloj gazi që shkakton probleme të frymemarrjes dhe pushimin e zemrës.
Nga opozita thuhet se Sakashvili e ka humbur shansin për dialog dhe ka treguar fytyrën e vërtetë. Është e paqartë se si do të jenë zhvillimet e mëtejshme. Vëzhguesit politikë mendojnë se fundi i Sakashvilit është i afërt.