1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sporti dhe fëmijët

Jens Krepela/ Aida Cama22 Nëntor 2012

Shumë fëmijëve në Gjermani u mungojnë lëvizjet. Ata nuk janë më aq të aftë sa më parë dhe gjithnjë e më shumë fëmijë vuajnë nga mbipesha. Një studim tregon se sporti dhe lëvizja mund të përmirësojnë përqëndrimin.

https://p.dw.com/p/16nnW
Fotografi: Deutsche Sporthochschule Köln

Një grup i përbërë nga fëmijë tre- katërvjeçarë hidhen e përdridhen në sallën e sportit në afërsi të Këlnit. E drejtuar nga Michaela Nellesen. Që prej 15 vjetësh ajo u jep fëmijëve kurse gjimnastike dhe tregon me shumë shembuj çfarë ka ndryshuar këto vite. „Më parë ka pasur gjithnjë disa fëmijë që ngjiteshin në palestër deri lartë, sot asnjë nga fëmijët nuk arrin ta bëjë."

Vëzhgimet e saj personale ajo i mbulon me rezultatet e nxjerra nga studimet shkencore. Fëmijët nuk janë sot aq të fuqishëm sa më parë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për forcën, durimin apo për koordinimin. Arsyeja ka të bëjë me mungesën e lëvizjeve, e cila është duke u shtuar. Për pasojat që ka kjo flet Mathias Bellinghausen nga Shkolla e Lartë e sportit në Këln: „Ne i kemi shoqëruar fëmijët për më shumë se tre vjet. Dhe pjesa e fëmijëve që kishte BMI të lartë deri në mbipeshë, ishte në vitin e parë 17 përqind. Në vitin e katërt të shkollës kjo përqindje arriti në 25 përqind. Kjo do të thotë një shtesë në një të shtatën e fëmijëve."

Kinder beim Toben in der Demokratischen Schule
Sporti për fëmijëtFotografi: DW

Recetat e thjeshta funksionojnë

Arsye për këtë kthesë dramatike ka shumë. Faktorë gjenetike, ushqim i gabuar, madje mënyra e të fjeturit mund të ndikojnë në peshën e fëmijëve. Mundësia më e mirë për ta vendosur këtë fenomen nën kontroll janë sporti dhe lëvizjet. Këtë kërkon edhe nisma "Klase në sport", në të cilën merr pjesë edhe shkolla e sportit. Fëmijët duhet të kenë kënaqësi në lëvizjen e tyre. Krah orëve normale të sportit, lëvizjet bëhen pjesë e mësimit të përditshëm në shkollë: „Kemi bërë integrim të lëvizjeve në lëndët e njohura. Kjo tingëllon si pompoze. Por kjo njihet, për shembull numërimi i këndeve, apo valle duke thënë fjalët e reja anglisht. Pra këto gjëra janë të mundshme. Ose pushim aktiv."

Kjo recetë e thjeshtë funksionon. Një studim ka treguar se fëmijët që lëvizin në programin e tyre të përditshëm, janë më të aftë, kanë më pak mbipeshë dhe kanë përmirësuar sjellen sociale. Por kjo nuk është e gjatë: „Ne mund të tregojmë madje se është përmirësuar rezultati në lëndët konjitive. Pra, aftësia e përqëndrimit është rritur. Ne e kemi përmbledhur këtë në mënyrë pllakative me fjalinë: "Hedhjet të bëjnë më të mençur!“

Kinder auf einem Spielplatz
Sporti për fëmijëtFotografi: BilderBox

Prindërit super të kujdesshëm

Prindërit janë të detyruar të bashkëpunojnë. Ata duhet të bëjnë lëvizje, të fillojnë t`i sjellin fëmijët në shkollë më këmbë dhe jo me makinë. Përveç kësaj prindërit duhet t`i besojnë më shumë fëmijëve, mendon Nellesen: "Unë e shoh se prindërit duan të ruajnë fëmijët e tyre. Që do të thotë se nuk guxojnë të bëjnë shumë me fëmijët, sa i përket konflikteve, ose sa i përket mosplotësimit të të gjitha nevojave. Sapo një prind e ndien që fëmija ka një dëshirë, ia plotëson menjëherë.“ Ajo ka reaguar dhe është munduar që të joshë fëmijët dhe prindërit me lojëra aventureske dhe kurse ngjitjeje. Dhe kjo funksionon.