1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjeorgji - zgjedhje të parakoshme më 5 janar

8 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5ir

Pas protestave masive disa ditore të opozitës presidenti gjeorgjian Mihail Sakashvili ka lëshuar papritur pe dhe ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 5 janar. Një ditë më parë ai kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend me argumentimin se planifikohej një puç me mbështetje të shërbimit sekret rus. Moska i cilësoi këto deklarata "marrëzi" dhe "provokim.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Nato-s Jaap de Hoop Scheffer në një ton të ashpër të pazakontë deklaroi se veprimet kundër opozitës dhe medieve të lira nuk i përgjigjen vlera euro-atlantike.