1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

031208 NATO Afghanistan

Christoph Hasselbach/Lindita Arapi3 Dhjetor 2008

Në ditën e fundit të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel u diskutua mjaft për sfidën me emrin Afganistanin, për Gjeorgjinë, Ukrainën, Kosovën, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë.

https://p.dw.com/p/G8nB
Sekretari i Përgjithashëm i NATO-s, Skefer duke folur para mediave pas takimit në BrukselFotografi: AP

Një vit pas premtimit të anëtarësimit, Shqipëria dhe Kroacia në prill të vitit të ardhshëm do të bëhen anëtarët më të rinj të Aleancës Veriatlantike. Në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel u bë publike formalisht se Shqipëria dhe Kroacia do të anëtarësohen në samitin e prillit, ashtu siç ishte premtuar më parë. Por deri atëherë duhet të jetë përfunduar procesi i ratifikimit të protokolleve. Kryetari i komisionit të jashtëm në parlamentin e Shqipërisë, Preç Zogaj e vlerëson deklaratën e pritshme të NATO-s megjithatë si një lajm të madh për Shqipërinë një ngjarje të madhe që finalizon përpjekjet e shqiptarëve. "Hyrja në NATO është një shans i madh për shqiptarët por edhe një apel për të thelluar arritjet demokratike. Kjo nënkupton edhe detyrime. Deri në prill ne do përgatisim infrastrukturën për zgjedhjet e vitti 2009."

Symbolbild Flagge Albanien NATO Grafik: Olof Pock / DW

NATO vlerëson shtrirjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin e shtetit të ri

Në Brukel ministrat e jashtëm të Aleancës diskutuan edhe për Kosovën. Ata përshëndetën njëzëri vendimin e BE për shtrirjen e menjëhershme të Misionit EULEX në Kosovë. Kjo do t'i kontribojë sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, thanë ministrat e jashtëm duke vlerësuar pozitivisht faktin se situata e sigurisë aty ka mbetur e stabilizuar.

Auslandseinsätze der Bundeswehr KFOR Bewaffnete Soldaten der Bundeswehr bei einer Straßenkontrolle nördlich von Mitrovica Kosovo
Kfor gjatë një kontrolli në veriun e KosovësFotografi: picture-alliance/dpa

Në Bruksel NATO-ja konfirmoi edhe njëherë angazhimin e saj për të mbështetur zhvillimin e një Kosove stabël, demokratike, paqësore dhe multietnike. Në takim u bë e ditur edhe njëherë përkrahja financiare që do të japë NATO për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në bankën e pritjes - Para futjes në NATO, Ukraina dhe Gjeorgjia duhet të përfundojnë planin e aksionit

Ukraina dhe Gjeorgjia duhet të që t'i varrosin shpresat për të anëtarësim të përshpejtuar në NATO. Një grup shtetesh të kryesuara nga Gjermania kanë kërkuar që këto dy vende fillimisht të përvetësojnë fillimisht planin e aksionit, hap ky para anëtarësimit. Me këtë duhet të jenë dakord të 26 vendet anëtare. E pyetur nga gazetarët, ministrja e jashtme Gjeorgjisë Ekaterine Tkeshelashvili reagoi:

Österreich OSZE Treffen in Wien Georgien Eka Tkeschelaschwili
Ministrja e jashtme e Gjeorgjisë Ekaterine TkeshelashviliFotografi: AP

"Ajo që donte Rusia me luftën ishte shkatërrimi i plotë i shanseve të anëtarësimit. Ekzistonte rreziku që pasi rusët marshuan në vendin tim, aleanca të thoshte: na vjen keq, po ju sillni mjaft rreziqe, prandaj nuk do të anëtarësoheni. Por ajo ç'tha aleanca është e kundërta. Konfirmoi se Gjeorgjia do të bëhet anëtare dhe se NATO i qëndron pohimit të bërë."


Edhe ministri i jashtëm ukrainas Volodymyr Ohrysko u tregua po ashtu i kënaqur. Vendi i tij do të anëtarësohet në NATO. Por fillimisht duhet të përballohen reformat. "Pra varet nga ne, se kur do t'i plotësojmë kërkesat e NATO-s. Pas kësaj do vimë të themi: Të dashur miq, ne jemi gati, le të fillojmë me bisedimet e anëtarësimit."

Megjithatë kjo është tepër optimiste. Mjaft qeveri të NATO-s po luajnë në këtë rast me kohën. Ata presin reformat në të dy vendet dhe nuk kanë asnjë lloj presioni të fusin Ukrainën dhe Gjeorgjinë drejt e në NATO.

Afganistani mbetet një sfidë për NATO-n

Ndërsa në temën e Afganistanit u ritheksua edhe njëherë kërkesa amerikane për më shumë trupa. Kryekomandanti aktual Banc Kredok (Bantz Craddock) do t'i shtojë me 20.000 ushtarë, trupat aktuale në Afganistan. Edhe sekretari i përgjithshëm, Jap de Hop Skefer (Jaap de Hoop Scheffer) theksoi se vitin e ardhshëm NATO duhet të përforcojë përpjekjet e saj: "Kur flas me ju për Afganistanin nuk kam iluzione. Nuk është e lehtë. Sfidat janë të mëdha. Dhe aleatët duhet të bëjnë më shumë."

Në takimin e ministrave të jashtëm u diskutua edhe për luftën kundër piraterisë në bregdetin afrikanolindor. BE do të dërgojë në ditët e ardhshme një marinë të NATOs- me mision në Somali.