Gjeorgjia kërkon nga KS që të diskutojë për incidentin e fundit në hapësirën e saj
9 Gusht 2007Reklamë
Ministri i Mbrojtjes, Gela Bezhuashvilli, tha se Gjeorgjia ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-s të organizojë një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me incidentin e fundit të ndodhur në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. Ambasadori gjeorgjian në OKB, ka kërkuar përmes një letre me shkrim që forumi më i lartë i Kombeve të Bashkuara të merret urgjentisht me këtë temë. Gjeorgjia deklaroi se ka prova, të cilat vërtetojnë se aeroplanët rus kanë shkelur hapësirën e saj ajrore. Rusia ka kundërshtuar deklarimet e Gjeorgjisë, duke i quajtur ato përpjekje për të tensionuar situatën në Osetinë Jugore. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, ka shprehur shqetësimin për grindjen ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë mbi incidentin ende të pasqaruar.