1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-zëdhënësi i AfD-së: "migrantët mund t'i mbysin me gaz"

30 Shtator 2020

Christian Lüth ka thënë se Gjermania duhet të pranojë më shumë migrantë, e kjo do të ishte "më mirë" për AfD-në. Zëdhënësi i AfD-së ka shtuar "ne gjithmonë mund t'i pushkatojmë ose t'i mbysim ata me gaz më vonë."

https://p.dw.com/p/3jAsV
Christian Lüth i AfD-së për migrantët: "Mund t'i vrasim më vonë të gjithë. Ose t'i mbysim me gaz".
Christian Lüth i AfD-së për migrantët: "Mund t'i vrasim më vonë të gjithë. Ose t'i mbysim me gaz". Fotografi: Soeren Stache/dpa/picture-alliance

Partia ultra e djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) shkarkoi të hënën ish-zëdhënësin e saj Christian Lüth, pas komenteve jo humane në lidhje me migrantët. Versioni në internet i gazetës Zeit të Gjermanisë shkroi se Lüth kishte folur në shkurt për "pushkatim" dhe "mbytje me gaz" të migrantëve, kur takoi në një lokal në Berlin një grua influencuese. Komentet u transmetuan në një dokumentar televiziv nga gjigandi i medias gjermane ProSieben.

"Komentet që i atribuohen Christian Lüth-it janë plotësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me qëllimet dhe politikat e AfD," tha bashkëdrejtuesi i grupit parlamentar të AfD, Alexander Gauland. Pretendimet që ai "madje i kishte mbështetur" vërejtjet e Lüthit janë "plotësisht absurde dhe krejt fiktive", tha Gauland në një deklaratë.

Cilat ishin komentet e pretenduara?

Në takimin me influencuesen e Youtube-t, Lisa Licentia në Newton Bar të Berlinit në 23 Shkurt, Lüth thuhet se i ka thënë asaj që AfD përdor taktika provokuese. "Sa më keq të ecin punët për Gjermaninë, aq më mirë për AfD," citohet të ketë thënë Lüth, duke shtuar se partia e tij përndryshe do të kishte vetëm 3%. I pyetur nga Licentia, nëse ishte në interesin e AfD që erdhën më shumë migrantë, Lüth raportohet të jetë përgjigjur: "Po, sepse AfD e ka më mirë kështu".

Deutschland Bundespressekonferenz 2019 | AfD, Christian Lüth & Björn Höcke
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/E. Contini

"Mund t'i vrasim më vonë të gjithë. Kjo nuk është fare problem. Ose t'i mbysim me gaz, apo çfarëdo të duash. Për mua është e njëjta gjë", citohet të ketë thënë Lüth.

Një histori polemikash

Lüth ka qenë me AfD-në që nga fillimi i saj në vitin 2013. Ai u shkarkua nga pozicioni i tij si zëdhënës i grupit parlamentar të AfD-së në prill pasi thuhet se e përshkroi veten si "fashist". AfD është aktualisht partia më e madhe e opozitës në Parlamentin Gjerman, Bundestag. Ish-kryetarja e AfD-së Frauke Petry i tha DW se ekzekutivi i partisë e dinte "më e vona që prej vitit 2016" se Christian Lüth "kishte përshëndetur si nazistët, siç kanë dëshmuar disa dëshmitarë."

Prodhuesi i dokumentarit, Thilo Mischke e përshkroi skenën e ekstremit të djathtë në Gjermani si një grup "shumë të rrezikshëm", që gradualisht po shkrihet me njerëz të zakonshëm.

 

aud (dpa, rtr)