Gjermani: Mësuesit dhe kujdestarët prioritet për vaksinimin?
22 Shkurt 2021Në Gjermani numri i infektimeve javore nuk po bie, megjithatë dhjetë lande federale kanë vendosur që të rihapin në fillim të javës shkollat dhe qendrat ditore të kujdesjes për fëmijët.
Për këtë arsye mësuesit dhe kujdestarët me shumë gjasa do të marrin një ofertë më të shpejtë vaksinimi kundër Covid-19. Ky plan mbështetet si nga ministri i Shëndetësisë Jens Spahn edhe nga ministrja federale e Arsimit Anja Karliczek si dhe qeveritë e disa landeve.
"Të dyja këto grupe profesionesh kryejnë detyra që kanë një rëndësi të madhe për të gjithë shoqërinë tonë, dhe prandaj duhet të kenë përparësi të dukshme në radhën e vaksinimeve," tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Në fillim të kësaj jave pritet të merren vendimi përfundimtar në lidhje me vaksinimin prioritar të mësuesve dhe të kujdestarëve krahas personelit mjekësor.