1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Personel i huaj për të përballuar situatën në aeroporte

29 Qershor 2022

Qeveria federale do të lehtësojë angazhimin e punonjësve të huaj në aeroportet e Gjermanisë. Ky hap synon të zbusë mungesën e personelit.

https://p.dw.com/p/4DQUk
Deutschland Flughafen Köln-Bonn Chaos Personal Wartezeiten
Fotografi: picture alliance/Jochen Tack

Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turqia, të cilët do të punësohen për një periudhë të kufizuar, pritet që të angazhohen së shpejti për të ndihmuar p.sh. me trajtimin e bagazheve dhe kontrollin. Këtë e njoftuan Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing, Ministrja e Brendshme Nancy Faeser dhe Ministri i Punës Hubertues Heil në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin. Ata e bënë të qartë se nuk do të ketë kompromis për sigurinë. Ndihmësit duhet të paguhen edhe sipas tarifave në fuqi.

Ministri i Transportit Wissing tha në revistën e mëngjesit të ZDF se "gjatë pandemisë, kur u ndërprenë fluturimet, punonjësit u larguan, ata kërkuan punë diku tjetër dhe tani nuk janë në dispozicion," shpjegoi Wissing.

 Heil, Wissing, Faeser
Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture-alliance

Ai shtoi se tani, para periudhës së pushimeve, ata nevojiten urgjentisht dhe kompanitë private, të cilat janë ofrues shërbimesh për punën e personelit apo edhe për kontrollet e sigurisë, nuk mund të vënë në dispozicion staf të mjaftueshëm.

Tani duhet kërkuar një zgjidhje "për të rekrutuar sa më shpejt personel të kualifikuar”, deklaroi Volker Wissing. Sepse kompanitë private nuk po arrijnë të rekrutojnë punonjës të mjaftueshëm në Gjermani.

Pritje te gjata per valixhet ne aeroport
Pritje te gjata per valixhet ne aeroportFotografi: David Young/dpa/picture-alliance

Por duhet të jetë e qartë se punonjësit e huaj do të kalojnë kontrollin e sigurisë, vazhdoi Wissing. "Është Ministria e Brendshme ajo që është kompetente për këtë çështje dhe nuk mund të ketë përjashtime”.

"Gabim në planifikimin e personelit"

Wisssing i kishte thënë më parë radiostacionit gjerman Deutschlandfunk se personeli i ri për kontrollet e sigurisë dhe trajtimin e bagazheve duhet të rekrutohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Komisioneri i turizmit i qeverisë federale, Müller, fajësoi kompanitë për gabime të konsiderueshme në planifikimin e personelit. Përfaqësues të dhjetë aeroporteve më të mëdha gjermane, policisë federale si dhe autoriteteve të tjera dhe ofruesve të shërbimeve po diskutojnë sot masat që do të merren.

aud (zdf, dlf)