1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Rregulla më të ashpra kundër pastrimit të parave

18 Janar 2020

Gjermania do t’i koordinojë më mirë aktivitetet në luftën kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit financiar. Për këtë Ministria e Financave për herë të parë ka paraqitur një katalog masash.

https://p.dw.com/p/3WNDp
Symbolbild Geldwäsche in Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Kaiser

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon. Në nivelin ligjor dhe në sektorin e përmbarimit duhet bërë më shumë, thuhet në qarqet e qeverisë federale. Ndaj Ministria e Financave do të angazhohet në nivelin e BE-së, që të vendosen rregulla të njësuara për luftën kundër pastrimit të parasë. Direktiva për luftimin e parave ilegale parashikon ndër të tjera një bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet në Gjermani në mënyrë që përndjekja penale të jetë më efikase. Ministria e Financave mendon se ka „nevojë për përmirësime". Njësia kundër pastrimit të parave Financial Intelligence Unit duhet të ketë një akses më të mirë ndaj të dhënave të autoriteteve të tjera hetimore. Gjatë blerjes së arit me para në dorë do të pakësohen kriteret që e kufizojnë identifikimin e blerësit.

Bundesfinanzministerium
Ministria Federale e Financave, BerlinFotografi: picture-alliance/dpa

Detyrim informimi për noterët

Veçanërisht dega e imobiljeve do të kontrollohet më rreptësisht. Eshtë planiifkuar që në kuadër të një udhëzimi ligjor, që do të hyjë në fuqi në gjysmën e parë të vitit, në të ardhmen noterët duhet të denoncojnë transaksionet e dyshimta financiare. Sfondi i këtij rregulli ka të bëjë me faktin, se që pas krizës mbarëbotërore financiare më 2008 tregu i imobiljeve në shumë shtete pësoi një bum, po kështu edhe në Gjermani. Edhe transaksionet me shuma të mëdha vazhdimisht realizohen me para në dorë, e megjithatë noterët pothuajse nuk i denoncojnë kontratat e dyshimta.

Großbritannien EBA Hautquartier in London
Qendra e EBA-s, LondërFotografi: picture-alliance/AP Photo/F. Augstein

Ministria e Financave nuk donte të përmendte vlerësime të sakta mbi përmasat e problemit. Por meqënëse është e nevojshme të veprohet, qeveria tani ua ka kaluar veprimtarinë ministrive të ndryshme - asaj të Financave, të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, Ekonomisë dhe Ministrisë së Jashtme – puna mes tyre duhet bashkërenduar edhe me punën e landeve dhe të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare BaFin, Entit Federal të Kriminalistikës dhe Shërbimit Informativ Federal. Po ashtu është angazhuar një bord koordinues, i cili duhet të mblidhet dy herë në vit.

Bafin do një autoritet europian kontroll

Ndërkohë Enti Federal për Mbikqyrjen Financiare (Bafin) është angazhuar fort për krijimin e një autoriteti më vete të BE-së për luftën kundër pastrimit të parasë. "Për ta bllokuar aktivitetin e atyre që pastrojnë paratë ilegale, është e domosdoshme të krijohet një mbikqyrje e pastrimit të parasë në nviel europian", tha shefi i Bafin Felix Hufeld të enjten (16.01) gjatë pritjes së fillimit të vitit në Frankfurt mbi Main. "Një autoiritet më vete europian, i koordinuar me autoritete kombëtare, do të ishte në këndvështrimin tim zgjidhja më ë mirë për luftimin e pastrimit të parasë në sektroin financiar – e ndoshta kjo mund të ishte edhe mënyra më e mirë për ta luftuar atë me efikasitet."

Sipas mendimit të mbikqyrësit suprem të financave në Gjermani, do të ishte gabim, që kontrolli t'i delegohej Autoritetit Europian të Mbikqyrjes Bankare EBA me seli në Paris. "Kjo është në kundërshtim me primatin e ndarjes së pushteteve, si dhe kalimin në një dorë të kompetencës së vendosjes së normave dhe zbatimit të normave." As Banka Qendrore Europiane (EZB) nuk është e përshtatshme për këtë. Ajo ka mandatin vetëm nga 19 vende të Euro-Zonës. Pas skandaleve të pastrimit të parasë në shuma miliardëshe si në Danske Bank apo në Maltë, vitin e kaluar EBA-s iu kaluan më shumë kompetenca. Por ajo është në radhë të parë një përcaktuese e rregullave dhe jo kontrolluese. Kontrolli vazhdon të jetë në përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare të mbikqyrjes, që sipas mendimit të kritikëve, jo gjithmonë bashkëpunojnë sa duhet. Ndaj ministrat e Financave i kanë bërë thirrje Komisionit të ri të BE-së që të verifikojnë rrugët për harmonizimin e funksioneve kontrolluese brenda një autoriteti të BE-së.

 

 

kle/uh (dpa, rtr)