Gjermani: Luftë për ekzistencë e bareve dhe e lokaleve
2 Nëntor 2020Reklamë
Nga 13 milionë turistë që vizitonin çdo vit Berlinin, një e katërta vinin për jetën e natës. Me mbylljen e dytë brenda këtij viti, baret dhe klubet e Berlinit do ta kenë shumë të vështirë të mbijetojnë, thotë në një intervistë me DW, pronari i barit „mama“, Petrit Hoxha.