Gjermani: CDU fiton zgjedhjet për parlamentin e landit NRW
15 Maj 2022Kryeministri aktual i landit Renani Veriore-Vestfali (NRW) Hendrik Wüst i konsideron rezultatet e votimit, gjatë të cilit CDU fitoi mbi 35% të votave, si një mandat të qartë për të vazhduar të udhëheqë qeverinë.
Megjithatë pas fitores së CDU-së në zgjedhet për parlamentin e landit NRW është i paqartë formimi i qeverisë.
Partia e Gjelbër fiton ndjeshëm
Të Gjelbrit arritën në këto zgjedhje një rezultat rekord, që i bën ata një faktor vendimtar në formimin e qeverisë së re. Nga ana tjetër partia FDP që ishte bashkëqeverisëse në qeverinë e mëparshme, pësoi humbje të mëdha.
Pra pavarësisht suksesit të CDU-së, një gjë është e qartë: koalicioni CDU FDP, që është në pushtet prej pesë vitesh, nuk e ka më shumicën në parlamentin e landit NRW në Dyseldorf.
Koalicionet e mundshme
Ndër koalicionet e mundshme mund të jetë një aleancë mes CDU dhe të Gjelbërve. Por edhe socialdemokratët (SPD) që fituan 27% të votave mund të përpiqet të krijojnë një aleancë me të Gjelbrit dhe FDP-në sipas modelit të qeverisë federale. I mundshëm mund të ishte madje edhe një koalicion mes SPD dhe të Gjelbërve Pra në këtë mes ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Gjatë fushatës zgjedhore të Gjelbrit dhe FDP-ja i mbajtën të hapura të gjitha opsionet për koalicione dhe aleanca paszgjedhore.
Test për zgjedhjet federale
Votimi në landin me numrin më tëmadh të popullsisë në Gjermani konsiderohet si një "zgjedhje e vogël në nivel federate" dhe një test i rëndësishëm për politikën e kancelarit Olaf Scholz (SPD) dhe për liderin e ri të opozitës CDU, Friedrich Merz. Në landin NRW kishin të drejtë të vote 13 milionë qytetarë, që përbëjnë rreth një të pestën e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në Gjermani.