1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania dënon ashpër sulmin terrorist pranë Moskës

23 Mars 2024

Qeveria gjermane ka dënuar ashpër sulmin vdekjeprurës në Moskë. Numri i viktimave u rrit në rreth 133 vetë të shtunën. Kancelari Scholz ka shprehur ngushëllimet dhe ka thënë se Gjermania dënon sulmin ndaj të pafajshmëve.

https://p.dw.com/p/4e3Jo
Kancelari Olaf Scholz para mikrofonit
Fotografi: REUTERS

Gjermania e ka dënuar ashpër sulmin e përgjakshëm në Crocus City Hall pranë Moskës, ku humbën jetën rreth 115 vetë. "Ne e dënojmë sulmin terrorist të tmerrshëm kundër njerëzve të pafajshëm në Moskë", shkroi kancelari Scholz në shërbimin e internetit, X. "Mendimet tona janë me të afërmit e viktimave dhe tek të plagosurit." Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri fjalë për një "sulm çnjerëzor dhe frikacak" dhe që dënohet në "çdo vend". "Njerëz të pafajshëm, që thjesht donin të merrnin pjesë në një koncert u vranë gjakftohtësisht", shkroi Baerbock po ashtu në X dhe shprehu ngushëllimet.

Portret i Annalena Baerbock
Fotografi: Tobias Schwarz/dpa/AFP-Pool/picture alliance

Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe foli për "lajme të tmerrshme nga Moska". "Ngushëllimet e mia për viktimat dhe familjet e tyre, që mbajnë zi apo janë të tronditur për të plagosurit", u tha një deklaratë të Ministrisë së Ekonomisë. E rëndësishme tani është "të zbardhet sfondi sa më shpejt".

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron e ka dënuar sulmin pranë Moskës. "Mbretëria e Bashkuar dënon sulmin terrorist vdekjeprurës në Crocus City Hil ashpërsisht", shkroi Cameron në X dhe i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave. "Asgjë nuk e justifikon asnjëherë dhunën e tmerrshme".

la/ag