Reklamë
Fermerët gjermanë protestojnë kundër politikës së kursimeve të qeverisë. Masat e kursimeve u bënë të domosdoshme, pas debatit të ndezur për buxhetin, si rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës Kushtuese lidhur me buxhetin e vitit 2023. Fillimisht në planet buxhetore ishte parashikuar një favorizim tatimi për automjetet për karburantin për automjetet e bujqve dhe pylltarëve. Pas vështirësive të krijuara me vendimin mbi buxhetin 2024 qeveria mendoi ta pezullojë menjëherë këtë favor, për të siguruar në buxhet një shumë prej gati një miliardë eurosh. Qeveria e ka tërhequr pjesërisht msën për fermerët, por protestat vazhduan.