1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania ndalon të gjitha aktivitetet e Hezbollahut

1 Maj 2020

Pasuesit e Hezbollahut libanez ndalohen të ushtrojnë aktivitete në Gjermani. Ministri i Brendshëm Seehofer vendosi të ndalojë shoqatën islamike shiite.

https://p.dw.com/p/3be2y
Deutschland | Berlin | Razzien gegen Hisbollah
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer (CSU) dha urdhër për ndalimin e veprimtarive të Hezbollahut në Gjermani, gjë që në fakt do të thotë ndalim i organizatës Hezbollah, që zyrtarisht nuk ka struktura Gjermani. Kjo organizatë, e cila vepron kryesisht nga Libani, akuzohet për përdorim dhune dhe sulme kundër Izraelit.

Policia gjermani bastisi zyra shoqatash dhe xhami të organizatës shiite në disa lande, njoftoi Ministria e Brendshme Në shënjestër janë katër shoqata, që akuzohen se i përkasin një grupi shiit të klasifikuar si organizatë terroriste.

Pikëpyetje për të drejtën e ekzistencës së Izraelit

Deutschland | Berlin | Razzien gegen Hisbollah
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Lëvizja pro-iraniane nga Libani vë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe kërkon hapur asgjësimin e dhunshëm të shtetit të Izraelit, tha Seehofer për gazetën "Bild". Sipas njoftimeve Hezbollah pritet të marrë pjesë në të ashtuquajturën Dita Al-Kuds, kur zhvillohen demonstrata kundër Izraelit. Kjo ditë përkon këtë vit me ditën e pavarësisë së Izrealit. Ministri Seehofer theksoi se "është pjesë e përgjegjësisë sonë historike që marrim të gjitha masat ligjore kundër një lëvizjeje të tillë, sepse aktivitetet e saj kriminale dhe planifikimi i sulmeve kryhen gjithashtu edhe në tokën gjermane."

SHBA dhe Izraeli e përshëndetën vendimin

Izraeli dhe SHBA e përshëndetën vendimin e Gjermanisë. "Ne e mirëpresim hapin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të ndjeshëm të Gjermanisë në luftën kundër terrorit ndërkombëtar," shkroi në Twitter ambasadori izraelit në Berlin, Jeremy Issacharoff.

Deutschland | Berlin | Razzien gegen Hisbollah
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Ambasadori amerikan në Berlin Richard Grenell tha: "Vendimi i qeverisë gjermane pasqyron vendosmërinë e Perëndimit për t'u përballur me kërcënimin global të Hezbollahut." Grenell u bëri gjithashtu thirrje vendeve të tjera të BE-së që të mbështesin zgjerimin e listës së terrorizmit në BE dhe ta ndalojnë Hezbollahun në tërësinë e tij.

BE-ja e klasifikon krahun ushtarak të Hezbollah si organizatë terroriste që nga viti 2013. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kërkojnë prej kohësh nga Gjermania ta ndalojë Hezbollahun në tërësi. Izraeli e fajëson këtë organizatë për sulme të shumta.