1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjurmët e terrorizmit në Sinai

27 Nëntor 2017

Sulmi ndaj besimtarëve dhe dhuna brutale në Egjipt kanë rrënjë të thella. Dhuna ka më shumë segmente se vetë dimensioni social dhe fetar.

https://p.dw.com/p/2oIA4
Ägypten Sinai Al Arish Anschlag auf Rawda Moschee
Fotografi: picture-alliance/AA

Mbi 300 të vdekur dhe rreth 120 të plagosur. Të gjithë pjesëmarrës të luftjes tradicionale të ditës së premte. Fillimisht ka ndodhur një shpërthim në momentin kur besimtarët largoheshin nga xhamia. Ndërkohë që terroristët hapën zjarr mbi ata që përpiqeshin të iknin. Deri tani akush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë atentat të tmerrshëm në Bir al-Abed, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit. Por prokuroria egjiptiane po heton në drejtim të të ashtuquajturit Shtetit Islamik (IS), pasi dëshmitarët okularë kanë parë flamuj të kësaj organizate terorriste në vendin e sulmit.

Ushtria egjiptiane ka nisur bombardimet mbi objektivat e terroristëve në Sinai, sepse besohet se atentatorët kanë ardhur prej kësaj zone. Gjatë sulmit janë shkatërruar shumë makina, tha një zëdhënës.

Beduinët si qytetarë të rendit të dytë

Sinai ka qenë prej vitesh në shënjestër të terroristëve. Në vitin 2014 janë vrarë këtu 33 ushtarë. Presidenti Abdel Fattah al-Sisi kishte shpallur atje gjendje të jashtëzakonshme. Gjatë viteve konflikti është ashpërsuar mes ushtrisë dhe terroristëve. Viktima ka pasur nga të dy palët.

Shkaku kryesor i dhunës në veri të Sinait është gjendja kulturore dhe ekonomike e beduinëve, që jetojnë atje, thotë politologu dhe gazetari Asiem al-Difraoui. IS e ka shfrytëzuar këtë gjendje të rëndë. "Beduinët janë trajtuar gjithmonë si qytetarë të rendit të dytë. Ata jetojnë në kushte të rënda dhe trajtohen si kriminelë dhe kontrabandistë", thotë Difraoui për DW. Ata nuk përfitojnë gati asgjë nga pasuria e Sinait, nga burimet e naftës dhe turizmi.

Ägypten Sinai Al Arish Anschlag auf Rawda Moschee
Fotografi: picture-alliance/AA

Koha e sundimit izraelit

Sociologu Günter Meyer, drejtues i Qendrës për Studimet e botës Arabe në Universitetin e Mainz-it, ka bërë studime për gjendjen e beduinëve. Gjendja është përkeqësuar prej pranverës së vitit 2011. Por gjendja e keqe i ka rrënjët shumë më thellë. Meyer thotë se beduinët e moshuar e kujtojnë kohën e ndërhyrjes gjashtëditore izraelite, të vitit 1967 si "kohë të artë". "Beduinët kanë përfituar jo vetëm nga turistët izraelitë, por edhe nga përmirësimi i infrastrukturës, në veçanti në sektorin e mjekësisë dhe në tregun e punës, që u ka ofruar regjimi ushtarak." Ndërkohë që një sasi të parave e kanë fituar edhe me mbjelljen e drogave të lejuara zyrtarisht.

Dështimi i politikës

Asiem al-Difraoui thotë se sulmet kanë të bëjnë me islamizmin radikal, që është futur në këto rajone. Ai është forcuar gjatë viteve. Shkaku i radikalizimit e ka bazën tek dështimi i politikës për zgjidhjen e problemeve të beduinëve. Kërkesat e tyre nuk dëgjohen në Kajro. Ndërkohë që gjendja e beduinëve është keqësuar në mënyrë permanente që nga viti 1982, kur Izraeli është tërhequr nga Sinai.

Ägpyten Anschlag Premierminister Mostafa Madbouli besucht Verletzte im Krankenhaus
Fotografi: picture alliance/Zumapress

Gjendja në veçanti është ashpërsuar pas fillimit të ndërtimit të kanalit për ujitje As-Salam në vitin 1997. Beduinët kanë humbur një sasi të madhe të tokave. Pas radikalizimit të kryengritjes, autoritetet egjiptiane kanë arrestuar edhe shumë gra, me qëllim që burrat e tyre të dorëzohen.

Rrënjët e sëmundjes

Në vitin 2014, vetëm një vit pas ardhjes në pushtet të presidentit Mohammed Mursi, një pjesë e beduinëve është bashkuar me IS. Ata janë armatosur nga Libia dhe prej atëherë dhuna është shkallëzuar. Forcat egjiptiane përdorin në këtë luftë edhe forca ajrore dhe tanke. Janë shkatërruar me qindra shtëpi, për të cilat mendohej se janë bazë e terroristëve.

A është kjo rruga më e mirë për luftimin e terrorizmit në Sinai? Përgjigjet ushtarake kanë qenë deri tani të pasuksesshme. Egjipti duhet të fillojë dialogun, mendon al-Difraoui. "Qeveria Al-Sisi duhet të nisë një kurs pajtimi. Sepse atje po luftohen vetëm simptomat por jo edhe rrënjët e problemit."