Gjykatësit egjiptianë i kundërvihen presidentit Mursi
3 Dhjetor 2012Në luftën për pushtet në Egjipt, gjykatësit e vendit duan të bojkotojnë referendumin për një kushtetutë te re. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Mena, gjykatësit deklaruan që dekreti i presidentit islamik Mohamend Mursi ndërhyn në punën e drejtësisë dhe shkel pavarësinë e tyre.
Për këtë arsye do të jetë e vështirë për të organizuar referendumin e planifikuar më 15 Dhjetor. Tradicionalisht janë gjykatësit ata që mbikqyrin procesin zgjedhor në Egjipt, gjë që nënkupton se islamistët nuk do ta kenë të lehtë ta organizojnë atë pa gjykatësit. Ekspertët dyshojnë në legjtimitetin e një procesi të tillë pa kontrollin e drejtësisë.
Mursi zgjeroi më parë në një masë të madhe pushtetin e tij në kurrriz të drejtësisë dhe me këtë kishte bërë që njerëzit të ngriheshin në protesta për ta akuzuar atë si president i një stili udhëheqës diktatorial. Të Dielën mijëra islamistë radikalë kishin rrethuar ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese në Kajro dhe kishin penguar gjyqtarët të hynin brenda. Gjykata më pas pezulloi për një kohë të pacaktuar punën. Në projektkushtetutën e re ndër të tjera përfshihen "parimet e Sheriatit" si burimi më i rëndësishëm i legjislacionit". Gjithashtu në projektkushtetutë, islami do të shpallet fe shtetërore.