1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gratë në Rusi: Dje heroina të punës, sot superfemra

5 Janar 2018

Shumё gra ruse ankohen pёr seksizmin dhe mungesёn e barazisё gjinore nё vendin e tyre. Nёpёr reklama apo nё ndёrmarrjet shtetёrore imazhi i gruas karakterizohet prej klisheve tradicionale.

https://p.dw.com/p/2qN1d
Russland Miss Russland Wahl in Moskau 2017
Fotografi: picture alliance/dpa/Zumapress

Të mos jemi si evropianet të palyera! Ky është rregulli numër një në jetë i grave ruse. Rregulli i dytë është: gjej një burrë patjetër, ndryshe ti je askushi! "Shtëpiake dhe delikate" duhet të jetë gruaja ideale, kështu u mësojnë atyre. Kurset, që e rrisin vlerën e gruas, po përjetojnë një bum. Në këto kurse gratë mësojnë si të peshkojnë ndonjë oligark, ҁfarë seksi mund t'i ofrojnë atij, si të ruhen deri në martesë, si të gjejnë mbrojtës dhe ushqyes? Nëse dikur gruaja sovjetike ishte heorinë e punës dhe nënë shembullore, sot gruaja është një objekt i hiperfeminizmit. Në ditën ndërkombëtare të gruas nuk bëhet bilanëi i të drejtave të gruas, por vetëm i luleve dhe dhuratave për gjininë e bukur.

Russland Ausstellung Frauen und die Revolution im Museum für politische Geschichte
Fotografi: DW/D. Bryantseva

Kryengritja e stjuardesave

Ato janë në përgjithësi të reja, të dashura dhe joshëse – është fjala për stjuardesat e shoqërisë shtetërore ajrore ruse Aeroflot. Pikërisht dy stjuardesa me përvojë të kësaj shoqërie e kanë hedhur në gjyq kompaninë dhe kanë fituar. Arsyen e shpjegon vet Jeëgenija Magurina: "Drejtoria de Aeroflot-it më thirri për të bërë fotografi të miat. Vetëm tani arrij ta kuptoj, se sa  poshtëruse ishte kjo. Fillimisht një portret. Pastaj një fotografi e të gjithë trupit. Unë duhej të pozoja në një kënd 45 gradë. Pastaj na shpërndanë si bagëti dhe vendosën se cila dele ku duhet të fluturojë."

Paris Airshow Aeroflot Flugbegleiter
Fotografi: Getty Images/AFP/M. Medina

Firma deklaroi publikisht, se pasagjerët duan të shohin gra elegante.Ndërsa burrat duhej të vazhdonin të vishnin numra të mëdhenj konfeksioni. Më pak të ardhura, në poziëione më të ulëta. Jevgenija Magurina dhe Irina Jerusalimskaja e hodhën firmën në gjyq dhe fituan. Aeroflot nuk lejohet që t'ua ëaktojë stjuardesave numrin e konfeksionit. Megjithatë dy ish-stjuardesat thonë, se "pasi ne fituam gjyqin, për ne nuk ndryshoi asgjë. Ata thejshtë mua nuk më angazhuan më si stjuardesë drejteuse me përvojë." 

"Presioni i vazhdueshëm, Ata i nxisnin koleget kundër nesh. Pikërisht ato më të rejat."

Njëra u largua nga firma. Tjetra nuk angazhohet më në fluturimet jashtë vendit, që kanë pagë më të mirë. E kjo edhe pse ajo punon që prej 20 vjetësh. Diskriminim i gruas? Një dukuri e përditshme. Në asnjë vend të botës nuk ka kaq shumë profesione të ndaluara për gratë. Një ligj për barazinë gjinore? Prej vitesh ai ka mbetur në vendnumëro në Rusi. Stilistja Lolja Nordië vë në dukje: "Tek ne gruaja duhet të jetë nga njera anë një super amvisë, besnike, e bindur, e butë, e pafajshme, gjithmonë e re, gjithmonë në shtëpi në kuzhinë. Nga ana tjetër ajo duhet të jetë seksi, të vesh rroba provokuese, të ngjeshura pas trupit dhe taka të larta."

Gratë ruse vuajnë nga dhuna në familje

Sipas përllogaritjeve afërissht një në dy gra në Rusi përjeton dhunë ose ngaëmim seksual. Shoqëria bëhet gjithnjë e më seksiste. E njëkohësisht gjithnjë e më konservatore.

Ausstellung 1917 Revolution. Russland und die Schweiz im Landesmuseum Zürich
Fotografi: A. Rodchenko & V. Stepanova Archive/ProLitteris

Gruaja ruse 100 vjet më parë

Viti 1917. Janë gratë e Rusisë që demonstrojnë, ato që e bashkëorganizuan revoluëionin për rrëzimin e ëarëve. Shumë përpara grave perëndimore ato ia arritën të fitojnë të drejtën e votës. Ato janë të parat në mbarë botën, që lejohen të punojnë ligjërisht. Feminizmi përjeton një lulëzim të shkurtër.

Kurset e formimit si grua mjaft të kërkuara

Njëqind vjet më vonë: Katedralja Smolnij e Shën Peterburgut në kohën e ëarëve ka qenë shkolla për zonjat e fisnikërisë. Ato arsimoheshin si nëna dhe gra të mira ofiëerësh. Tani këtu shkolla e vajzave, u referohet të njëjtave parime të fisnikërisë. Sot ato duhet të mësojnë „instrumente muzikore femërore" si harpa. Prindërit janë të bindur për këtë mënyrë edukimi. Një nën thotë: "Ato duhet tëmësojnë këtu të jenë gra. Sot kanë humbur shumë gjëra tek gratë. Ato veshin xhinse, duhet të punojnë shumë.. Por unë mendoj, se një grua duhet të mbetet grua."

Kira Sadovaya Russland
Fotografi: privat

Histori dhe frëngjisht. Etiketë dhe vallëzim. Durim dhe përulësi. Kurse të tilla janë jashtëzakonisht të kërkuara. Aq të kërkuara sa edhe ato, ku ruset e rritura duan të mësojnë feminilitetin. Sekreti i këtij feminiliteti është i thjeshtë.

"Në familje burri duhet të jetë kreu i shtëpisë. Një grua është mbështetësja e burrit. Ajo është nënë. Ky është destinimi kryesor i saj", thotë ish-stjuardesa.

Njëqind vjet pas marshimit të parë të grave në historinë e Rusisë shumë trashëgimtare të revoluëionit nuk duan gjë tjetër veçse të jenë sërish princesha.