1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Dhunë e re e ekstremistëve të djathtë

21 Janar 2020

Sulmi i fundit ndaj gazetarit të Deutsche Welles, Thomas Jacobi në Athinë e bën të qartë: Në Greqi ekstremistët e djathtë vazhdojnë të mbeten mbeten një rrezik latent.

https://p.dw.com/p/3WXpT
DW Journalist Thomas Jacobi nach der Prügelattacke in Athen
Gazetari i DW-s, Thomas Jacobi pas sulmitFotografi: AFP/L. Gouliamaki

Më kot ta kërkosh qendrën e partisë neonaziste greke, "Agimi i Artë" në bulevardin Mesogeion, të ngarkuar me trafik në veri të Athinës. Vila e dikurshme pompoze sot është bosh, në godinat përreth njëri-pas tjetrit hapen dyqane me çmime të leverdisshme, ekstremistët e djathtë ka kohë që janë larguar. Arsyeja: Që nga dështimi në zgjedhjet e kaluara në korrik, "Agimi i Artë" nuk është më i përfaqësuar në Parlamentin e Athinës, burimet financiare kanë shteruar, paratë nuk mjaftojnë as për të paguar qiranë e zyrave.

Në kohë krize neonazistët u ngjitën në forcën e tretë politike në Greqi, por ndërkohë duket se partisë po i vjen fundi, jo vetëm sepse disa krerë të saj duhet të përgjigjen para drejtësisë për "krijimin e një organizate kriminale". Procesi filloi në vitin 2014, pasi një anëtar i kësaj partie qëlloi me thikë muzikantin Pavos Fyssas në Pire. Prokurorja e Athinës në fund të vitit 2019 është shprehur, se nuk ka prova të mjaftueshme për akuzën e "organizatës kriminale", por kjo nuk do të thotë, se autorët do të mbesin pa ndëshkuar. Sipas qëndrimit të prokurorisë bëhet fjalë për akte të veçuara penale. Në një kohë që ka zëra kritikë ndaj këtij qëndrimi, kreu i partisë, Nikos Mikaloliakos gëzohet për gjoja rehabilitimin. Menjëherë në kalendarin e vitit 2020 të "Agimit të Artë" është vendosur mbishkrimi; "Ne po kthehemi, dhe toka do të dridhet." Të dielën (19.01) vërtet që esktremistët e djathtë u kthyen, duke demonstruar kundër politikës së refugjatëve të qeverisë hreke. Pikërisht këtë ditë sulmohet edhe gazetari gjerman, Thomas Jcobim që punon për media franceze dhe Deutsche Wellen. Një "comeback" i djathtistëve?

Griechenland Athen Demo Rechtsextreme
Demonstratë e ekstremistëve të djathtë, AthinëFotografi: picture-alliance/abaca/P. Tzamaros

Agresorët ende kërkohen

Duket se nuk ka dyshime, që ishin ekstremistë të djathtë ata që e sulmuan gazetarin, Thomas Jacobi. Por nëse ata kanë qenë edhe anëtarë të "Agimit të Artë", kjo nuk është e qartë, për shkak se policia nuk ishte në gjendje të ndërhynte menjëherë dhe të kapte autorët. Thomas Jacobi i tha Deutsche Welles, se një grup djemsh e kanë sulmuar duke i thënë, se e kanë njohur, që ishte ai, që ka xhiruar një dokumentar për "Agimin e Artë". Bëhet fjalë për filmin "Agimi i Artë -  një çështje personale", film që është nderuar edhe me çmim. Së bashku kolegen franceze, Angelique Kourounis, Jacobi e ka xhiruar filmin për t'i bërë publike strukturat kriminale të partisë. Aktualisht ata punojnë për ta vazhduar këtë dokumentar.

Professor Vasiliki Georgiadou
Fotografi: DAAD

"Agimi i Artë" ndryshon taktikën

A po marshojnë në Greqi ata që jetojnë përjetësisht me të shkuarën? Politologja, Vasiliki Georgiadou që hulumton mbi ekstremizmin e djathtë thotë për DW, se "nuk ka të dhëna që flasin për një forcim të Agimit të Artë." Por kjo parti është ende forca dominuese brenda lëvizjeve ekstremiste të djathta. Ka një spektër të gjerë të pozicioneve ekstremiste të djathta, që nuk përfaqësohen nga "Agimi i Artë". Zakonisht këta aktorë janë në konkurrencë me njëri-tjetrin, pro kjo nuk përjashton vendosjen e kontakteve, shpjegon Georgiadou. Së bashku me studiuesit kostas Roumanias dhe Lambrini Rorri ajo ka dokumentuar aktivitetet e grupimeve ekstremiste të djathta në Greqi. Konkluzioni: "Pika kulmore e dhunës ekstremiste të djathtë u arrit në vitin zgjedhor 2012, kur "Agimi i Artë" për herë të parë arriti të hyjë në parlament. Menjëherë pas fillimit të procesit gjyqësor në vitin 2014, ra dukshëm numri i akteve të dhunës ekstremiste të djathtë, por në vitet e mëvonshme shënojmë një rritje  tjetër të këtyre akteve të dhunës dhe në mënyrë të vazhdueshme deri në vitin 2018."

Athen Protest gegen Flüchtlings - Hotspots Chrysi Avgi Ilias Kasidiaris
Protestë e "Agimit të Artë" kundër qendrave të refugjatëveFotografi: DW/P. Zafiropoulos

Shqetësuese është rritja e dhunës esktremiste të djathtë në disa ishuj të Egjeut, ku mbërrijnë refugjatë dhe migrantë. Për identitetin e saktë të autorëve të këtyre akteve vetëm mund të spekulohet. Vitet e kaluara, "Agimi i Artë" ka bërë thirrje të hapur për dhunë. Kjo ka ndryshuar tani "Në disa raste mediat lokale raportojnë për simpatizantë të "Agimit të Artë" që veprojnë kundër refugjatëve", thotë Georgiadou. Por vetë partia hesht për këto sulme. Sipas ekspertes, "ose në spektrin e djathtë janë aktive grupime të reja ekstremistësh, ose anëtarët e "Agimit të Artë" duan ta fshehin identitetin e tyre."