1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: "Do të vijnë përsëri shumë njerëz"

3 Mars 2020

Ankaraja i lejon refugjatët të kalojnë në BE. Banorët e ishulit grek Lesbos kundërshtojnë ardhjen e refugjatëve të rinj. Gjendja është gjthsesi e tensionuar nga kampi i refugjatëve Moria. Nga Lesbos Florian Schmitz.

https://p.dw.com/p/3YmCZ
Griechenland Flüchtlingsboot an der Küste von Lesbos
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Ata bllokojnë rrugën për në kampin e refugjatëve Moria: banorëve në Lesbos u ka ardhur në majë të hundës, nuk duan migrantë të tjerë në ishullin e tyre, në kampin tashmë të stërmbushur, ku njerëzit qendrojnë në kushte katastrofike. Por ka shumë të rinj që sapo kanë ardhur, të dielën (01.03) në mëngjes me anije nga Turqia. Ata që kanë arritur të vijnë prej disa qindrave, raportojnë mediat greke. Në fakt të sapoardhurit duhet t'i sjellin në kampin Moria me autobuzë. Tani për tani rruga është e bllokuar.

Se sa e tensionuar është situata, këtë po e ndjejnë gazetarët dhe eurodeputeti i ekologjistëve në parlamentin evropian, Erik Marquardt. Banorët na kërcënojnë, policia na merr mua dhe Marquardt përkohësisht me vete dhe na ndalon të shkojmë te plazhi.

Griechenland Flüchtlinge in Lesbos
Christina ChatzidakiFotografi: DW/F. Schmitz


Kristina Chatzidaki nuk është në gjendje të besojë se çfarë po ndodh në ishullin e saj Lesbos. Refugjatë këtu ka pasur jo që nga 2015-a, tregon 87-vjeçarja, por që në vitet 1990-të. Që atëherë ajo është angazhuar për t'i ndihmuar ata që kërkonin mbrojtje. Në atë kohë vinin kryesisht nga lufta civile në Jugosllavi. Deri sot e kësaj dite Kristina Chatzidaki është e përkushtuar për marrëdhënie të mira midis banorëve të ishullit dhe migrantëve. Rreth 25.000 jetojnë aktualisht në ishull në kaosin e çadrave, në kampin e mbipopulluar të refugjatëve në Moria.

Por shumë shpejt mund të bëhen më shumë. Lajmi, që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hapur kufijtë për refugjatët sirianë, është një lajm i keq si ai i Jobit për njerëzit në ishullin Lesbos, Kios und Samos. Në kufirin tokësor mes Turqisë dhe Greqisë situata po përshkallëzohet. Atje policia greke deri tani ka ndaluar migrantët në kalimin kufitar, njofton Ministria e Migracionit në Athinë. Edhe në ishujt grekë pritet që anije të panumërta të bëhen gati për t'u nisur nga brigjet turke - anije me njerëz, të cilët prej muajsh apo vitesh presin rastin për të vazhduar rrugën për në Evropë.

Athina dhe Brukseli kanë shkuar shumë larg

Duke pasur parasysh ardhjen e gjithnjë e më shumë refugjatëve banorët e ishujve Lesbos, Kios dhe Samos ndjehen të lënë vetëm – nga qeveria e tyre në Athine dhe nga Bashkimi Europian, të cilët vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen për refugjatët me Turqinë. Për banorët e ishullit është e pashpjegueshme, se përse besohet në suksesin e kësaj marrëveshjeje.

Grenze Türkei Griechenland Flüchtlinge
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Varaklas

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, donte ta vinte situatën nën kontroll me dy masa: me një ligj më të ashpër për azilin, në mënyrë që të kthente sa më shumë njerëz në Turqi, dhe me ndërtimin e qendrave të mbyllura për refugjatët në ishuj. Por nëse do të arrijë ta bëjë këtë, është e pasigurtë. Përkeqësimi i situatës në kufirin greko-turk tregon se Ankaraja e ka me sa duket seriozisht me shkeljen e marrëveshjes për refugjatët. Dhe në ishuj ka një rezistencë të madhe kundër qendrave të mbyllura.

Nuk mund t‘i mbyllësh njerëzit, që kanë jetuar muaj dhe vite këtu midis nesh, në burg”, thotë pronari i një dyqani në qendër të Mytilini, qytetit më të madh në Lesbos. "Kështu ne i bëjmë me të vertëtë kriminelë”. Edhe për këtë arsye shumë banorë të ishullit dolën në rrugë javën e kaluar, duke u përleshur me policinë. Mesazhi i tyre për Athinën dhe Brukselin është: keni shkuar shumë larg! Për vite me radhë, qytetarët, vullnetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kishin paralajmëruar se situata në ishuj është e padurueshme, si për refugjatët ashtu dhe për banorët e ishullit.

Uri dhe dhunë në kampet e refugjatëve

„Është e çuditshme. Për herë të parë të gjithë në ishull janë të një mendimi, që nga e djathta ekstreme deri tek e majta ekstreme", thotë një mësues 40-vjeçar. Por qeveria greke nuk lëviz nga planet e saj për kampe të mbyllura. Dhe në përgjigje të protestave Athina dërgoi komandot famëkeqe të policisë speciale për raste trazirash, MAT. Në Samos puna për një qendër të mbyllur tashmë ka filluar. Në Lesbos shumë banorë duan ta parandalojnë atë me çdo kusht.

„Nuk mund të na bëjnë si Ellis Island", ankohet Kristina Chatzidaki, duke bërë një krahasim me ishullin e vogël para New York City, që për 30 vjet ka qenë pika e grumbullimmit për emigrantët në SHBA. Kristina Chatzidaki zemërohet, kur dikush i akuzon njerëzit në Lesbos për ksenofobi. Ka neonazistë, por ata janë një grup i vogël. Shumica janë thjesht të mbingarkuar: "Në Mytilini jetojnë 30.000 njerëz. Në të njëjtën kohë në ishull ndodhen 25.000 refugjatë. Vetëm ky krahasim mjafton për të treguar, sa absurde është e gjitha."

Griechenland Flüchtlinge in Lesbos
Fotografi: DW/F. Schmitz

Edhe në kampin e refugjatëve po rritet tensioni. Vazhdimisht ka përleshje të dhunshme. Ngushticës dhe kushteve jo njerëzore të jetesës u shtohet edhe pasiguria, që rëndon mbi njerëzit. Shpesh azilkërkuesit nuk presin gjashtë muaj për procedurën e azilit, siç ishte parashikuar, por me vite të tëra. Një burrë 42 vjeçar nga Nigeria është që nga viti 2017 në Moria. Kushtet janë të padurueshme, thotë ai: "Ju lutem na nxirrni që këndej. Ne vuajmë. U lutemi europianëve të na ndihmojnë.”

Salam Aldeen e njeh situatën. Ai themeloi organizatën joqeveritare daneze, Team Humanity, që ka një qendër direkt pranë kampit të refugjatëve. Vitin e kaluar policia greke e kishte dëbuar atë nga vendi. Aldeen dyshon, se autoritetet e kishin halë në sy, meqë ai tërhiqte vëmendjen për kushtet e këqija dhe fliste me gazetarët. Faktin, që Turqia lë përsëri të kalojnë refugjatë, edhe ai e sheh me shqetësim: "Shumë njerëz kanë për të ardhur dhe kanë për t'u mbytur përsëri shumë njerëz. Ushtria greke do t‘i kthejë mbrapsht njerëzit dhe do të shkaktohen incidente."