Greqia miraton paketën e reformave
9 Maj 2016Parlamenti grek vendosi të dielën (08.05) për një paketë të re reformash, e të hënën (09.05) në Bruksel ministrat e financave të vendeve të BE-së konsultohen për ndihma të mëtejshme financiare për Greqinë. Pasi të shqyrtohen përpjekjet e Greqisë për kursimet ministrat e BE-së do të vendosin, nëse Greqisë do të vazhdojnë t'i jepen kredi miliardëshe si ndihmë. Ndonëse shpresat janë të vakëta që krerët e financave të arrijnë të bien dakord lidhur me kreditë e reja të ndihmës. Diplomatët parashikojnë, që këto konsultime mund të zgjasin deri në takimin e rregullt të ministrave të financave të BE-së më 24 maj.
Donatorët i kishin kërkuar kryeministrit grek Cipras, që të kalojë në parlament paketën e kursimeve me një volum prej rreth 5,4 miliardë Eursh, për të cilën është rënë dakord me BE-në.
Një shumicë e ngushtë për masat e kursimeve
Votimi për paketën e re ligjore të kursimeve pritej me interes. Nga 300 mandate në Parlamentin grek, 153 mbahen prej deputetëve të koalicionit të majtë me të djathtët nën kryeministrin Aleksis Cipras, pra një mazhorancë e deliakte. Të 153 deputët votuan pro paketës së re të kursimeve, prej nga parashikohet të kursehen 1,8 milardë Euro. Javën e ardhëshme parlamenti duhet të votojë edhe për rritjen indirekte të tatimeve me një volum prej 1,8 miliardë Eurosh.
Grekët demonstrojnë kundër palneve për reformat
Zëdhënësi i partisë në opozitë Nea Dimokratia (ND) akuzoi qeverinë, se nuk ka guxim të zvogëlojë sektorin shtetëror, ndaj ul pensionet. Kryetari i ND-së Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje Ciprasit të japë dorëheqjen. Nëpër rrugët e Athinës të dielën demonstruan mijëra vetë kundër paketës së kursimeve. „Stop masave të kursimeve dhe sopatës për shkuritmin e pensioneve ", shkruhej nëpër pankartat e demonstruesve. Disa qindra randalues hodhën shishe molotov ndaj policisë, ndërsa forcat e rendit reaguan duke përdorur gazin lotësjellës.