1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapet City Park në Prishtinë

Fadil Gashi17 Dhjetor 2005

Kompania ndërkombëtare sllovene, Era-Velenje ka hapur në Kosovë Qendrën tregtare City Park. Në qendrën e re tregtare kanë gjetur punë 170 vetë. "Kur kemi vendosur për Kosovën nuk kemi pasur frikë dhe jemi të bindur se do të kemi sukses. Mendojmë se Kosova ka potencial dhe këtë potencial nuk e shohim vetëm në rajon dhe caku ynë i ardhshëm është Shqipëria" ka thënë investitori slloven Omlladiq.

https://p.dw.com/p/As8N
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

Prishtina është bërë me Qendrën tregtare nga më modernet në Evropë. Së paku kështu thonë investitorëtj. Kjo është bërë e mundur falë pesë milionë eurove të kompanisë sllovene "Era" - Velenje në partneritet me kompaninë vendore "Interpres" të afaristit kosovar Ruzhdi Kadriu. Kompania Sllovene "Era" nga Velenja e Sllovenisë është e kompani ndërkombëtare me një qarkullim prej 400 milionë Euro në vit dhe ka të punësuar mbi 3000 punëtorë, kurse ka mbi 150 objekte tregtare në Evropën juglindore, kryesisht në vendet e ish-Jugosllavisë. Në qendërën tregtare të hapur në kryeqytetin e Kosovës, kompania sllovene ka punësuar rreth 170 punëorë. Drejtori ekzekutiv Gvido Omladiq, thotë se Kompania e tij ka një strategji të qartë të shtrirjes në rajon:

"Strategjia e "Eres" është e qartë: Do të punojmë që të bëjmë një zinxhir dyqanesh në tërë Kosovën. Kompania jonë ka një traditë 50 vjeçare. Jemi të bindur se shërbimet që ofrojnë janë të shkëlqyera dhe do të kënaqin konsumatorin. Dëshirojmë që kjo Qendër, të shërbejë edhe për zbavitje, pushim dhe rekreacion për konsumatore. Qendra është nga më modernet në Evropë. "

Në qendrën tregtare "City Park" kompania sllovene ofron mbi 20.000 lloje të artikujve: ushqimorë, veshmbathje dhe teknikë të bardhë. Tre milionë e gjysmë euro ka investuar kompania sllovene, kurse kur të shtohet edhe investimi i kompanisë vendore "Interpress", ai arrin shumën në pesë milionë euro.

Kompania ndërkombëtare "Era" - Velenje ka pushtuar tregun e vendeve ish Jugosllave që një kohë të gjatë. Drejtori ekzekutivë Omladiq, thotë se investimin e tyre në Kosovë e kanë bërë pa pasur frikë për suksesin:

" Kur kemi vendosur për Kosovën nuk kemi pasur frikë dhe jemi të bindur se do të kemi sukses. Mendojmë se Kosova ka potencial dhe këtë potencial nuk e shohim vetëm në rajon dhe caku ynë i ardhshëm është Shqipëria. Jam i sigurtë se kjo qendër tregtare është në funksion të lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave - aktivizon lëvizjen e mallit në rajon. Rrrjeti ynë përmes nesh mund të ndihmojë në plasimin edhe të prodhimeve kosovare jashtë vendit. Proceset e globalizimit tregtar janë procese që po përfshijnë edhe këtë pjesë të rajonit prandaj çdo ndërmarrje duhet të kërkojë shansin e vet.

Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë vendore "Interpres" Ruzhdi Kadriu thotë se konsumatori në qendrën tregatre City Park do të jetë i shenjtë dhe atij do t'i ofrohen shërbime të standardeve evropiane që kanë munguar në Kosovë:

"Qendra e re tregtare ka për qëllim që qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës t'u mundësojë që furnizimet e veta t'i bëjnë në një vend duku u mundësuar atyre furnizime cilësore me produkte të freskëta dhe çmime të volitshme dhe gjithmonë me interes për konsumatorin e shenjtë, i cili në ketë qendër tregtare do të trajtohet ashtu si në çdo qendër të tillë në Evropë."