Hapje por edhe mbrojtje më e mirë e kufijve - Komisioni i BE-së ruan sistemin Shengen - Më 9 maj fillon regjistrimi i popullsisë në Gjermania
7 Maj 2011Komisioni i BE-së kërkon të nxjerrë mësime nga zënka e fundit për kontrollet në kufirin italo-francez. Komisioni kërkon të kalojë kompetencën për pezullimin e lirisë së udhëtimit nga shtetet e veçanta tek BE-ja. Veç kësaj politika e vizave do të ndërthuret më fort me politikën e BE-së për imigrimin dhe integrimin. Christoph Hasselbach informon
Më 9 maj në Gjermani fillon regjistrimi i popullsisë. Regjistrimi i fundit është bërë kaherë - "për fat të mirë", thonë shumë gjermanë, sepse ky proces nuk është tepër i dashur. Në regjistrimin e fundit ka pasur shumë rezistencë. Por përse? Pse gjermanët nuk kanë dëshirë të përgjigjen në pyejtet për regjistrim? Dhe si organizohet ky proces në Gjermani?
Kay-Alexander Scholz kërkon disa prej përgjigjeve
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi