1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hekurudhat gjermane në grevë

2 Korrik 2007

Me grevat e tyre sindikalistët synojnë të arrijnë një rritje të pagave në masën 7 përqind, kurse kryesia e koncernit ofron një rritje prej 2 përqind.

https://p.dw.com/p/BAzs
Fotografi: AP

Hekurudhat gjermane janë përfshire sot prej një greve. Tepër të prekura janë disa rajone të Gjermanisë, sidomos në sektorin e trenave lokale, ndër të tjera Frankfurt, München, Erfurt, Rostock dhe Wismar. Greva paralajmëruese pati edhe në Karlsruhe, Freiburg dhe Hamburg.

Zënësi i hekurudhave gjermane Akim Straus u shpreh: 'Sot në mëngjes ka pasur greva sporadike të sindikatave në Wismar, Rostock dhe Dortmund. Pasojat e tyre kanë qenë relativisht të vogla. Greva në Karlsruhe ka bërë që atje të nderpritet qarkullimi i disa trenave."

BdT: Flickausstellung im Hamburger Bahnhof in Berlin eröffnet
Fotografi: AP

Kurse nënkryetarja e sidikatës së hekurudhave Regina RUSCH-ZIEMBA tha: 'Të gjitha grevat u zhvilluan pozitivisht. Anëtarët e sidikatave tona kanë marrë pjesë aktivisht dhe me plot zemër në grevë.'

Gjatë ditëve të ardhshme sindikalistët do t'i zgjerojnë aksionet e tyre. Sipas fjalëve të kryetarit të bashkimit sindikalist të punonjësve të transportit dhe të hekurudhave Transnet dhe GDBA, Alexander Kirchner, grevat do të vazhdojnë deri sa kryesia e koncernit të reagojë. Me grevat e tyre sidikalistët synojnë të arrijnë një rritje të pagave në masën 7 përqind për të 134.000 punonjësit e hekurudhave gjermane. Në rast se nuk arrihet niveli i 7 përqindshit ata kërkojnë një rritje prej të paktën 150 eurosh në muaj. Kryesia e koncernit ofron një rritje prej nga 2 përqind në vitin 2008 dhe 2009 si dhe nje pagesë njëherëshe prej 300 eurosh.