Hidhet në erë një tubacion rus gazi në Gjeorgji
24 Janar 2006Vala e të ftohtit nëpër banesa ndjehet edhe mes politikanëve gjeorgjianë. Mihail Sakashvili e gjeti menjëherë përgjigjen: Ishte sabotazh nga pala ruse. Kërcënim skandaloz, deklaroi Sakashvili, i cili ka studiuar në SHBA-s dhe e mban veten si mik të Xhorxh Bushit. "Po dënohemi njësoj si ukrainasit, sepse nuk i pranojmë kërkesat e firmës Gazprom. Përgjigja e Kremlinit ishte e shpejtë: Qeveria ruse është mësuar ndërkohë me tonin histerik dhe mëndjemadh të Sakashvilit.
Pasi të ketë rënë zemërimi, do të gjejmë ndoshta përgjigjet që mungojnë. Kush është përgjegjës për hedhjen në erë të tubacionit rus të gazit? Kakukazi i Veriut, më saktë Republika e Osetisë Veriorie, është një ndër bazat më të preferuara ushtarake të terroristëve çeçenë. Por ata luftojnë kundër Rusisë dhe Kremlinit. Hedhja në erë e një tubacioni gazi nuk ka shumë kuptim. Por ekzistojnë edhe separatistë gjeorgjianë, të cilët luftojnë kundër qeverisë së Tbilisit. Por një aksion i tillë u prish më shumë punë bashkëluftëtarëve dhe familjeve të tyre që vuajnë tani të ftohtin, sesa poltikanëve gjeorgjianë.
Mos vallë kjo është vepër e Kremlinit? Por është më mirë të mos jetë e vërtetë, ndonëse historia ka dëshmuar gjatë Luftës së Ftohtë se çfarë metodash është në gjendje të përdorë Moska për t´i plotësuar qëllimet e saj. Shtetet që e pranojnë politikën ruse, trajtohen nga Moska në mënyrë të veçantë. Diktatori Aleksandër Lukanshenko morri gaz nga Rusia me çmim gati qesharak, autokratët uzbekë dhe ata kazakë kredite shumë bujare dhe armë. Por ai shtet ish sovjetik, që e kritikon politikën ruse, dënohet pa ngurrim: Ukraina e mësoi këtë gjë, edhe Moldavia e tani Gjeorgjia.
Prerja e furnizimit me gaz është sidoqoftë një aksion çnjerëzor. Në rast se do të dëshmohet pjesëmarrja qoftë edhe indirekte e palës ruse në këtë "aksident", atëherë Evropa Perëndimore duhet të fillojë të gjejë alternativa të tjera furnizimi me gaz dhe të mos i besojë me sy mbyllur premtimeve të qeverisë ruse apo të koncernit Gazprom.
Moska ka vendosur t´i vijë në ndihmë Gjeorgjisë, duke transportuar gaz atje nëpërmjet Azerbajxhanit. Me këtë veprim, qeveria ruse sillet si një mik i vërtetë, por dyshimi se pikërisht kjo qeveri është përgjegjëse për katastrofën, nuk është shuar ende.
Pika e fundit është fakti shqetësues se sipas ekspertëve majftojnë 700 deri 800 gram dinamit, për të shkatarruar plotësisht tubacionet e gazit që furnizojnë dy shtetet fqinje. Mos vallë tubacionet e gazit që furnizojnë Evropën nuk janë të mbrojtura siç duhet kundër akteve të mundshme terroriste?