Hidhërim dhe tronditje në botë për atentatin në Egjipt
24 Nëntor 2017Në atentatin në një xhami të kryeqytetit të provincës Al-Arisch u vranë gjatë lutjes së sotme të së premtes të paktën 235 vetë. Më shumë se njëqind të tjerë u plagosën. Deri tani përgjegjësinë për atentatin nuk e ka marrë askush.
Atentati i rëndë me viktima ka shkaktuar hidhërim e tronditje në botë. Papa Françesk e dënoi atentatin si akt brutaliteti. Në këtë orë të hidhërimit kombëtar ai i shprehu popullit egjiptian solidaritetin e tij.
Edhe Kancelarja Angela Merkel foli për një atentat të pabesë. Gjermani do të qëndrojë në luftën kundër terrorit edhe më tej në anën e Egjiptit, tha ajo. Presidenti i SHBA, Trump shkroi në twitter se bota nuk duhet ta tolerojë terrorizmin. Në përkujtim të viktimave në Egjipt, në mesnatë Parisi do të shuajë ndriçimin e Kullës Eifel.