Elona Elezi nga Tirana
7 Qershor 2024Reklamë
Fatura të majmeve që kapin shifrën rreth 200 milionë euro,tre inceneratorë në letra por asnjëri në punë, biznesmenë e politikanë të lartë në kërkim policor e shumë të tjerë që hyjnë e dalin nga dera e SPAK, landfille të tejmbushur që rrezikojnë një krizë mjedisore. Këto janë pasojat e deritanishme të inceneratorëve, dosjet penale të të cilëve kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe mjedisore në Shqipëri.